Coleen Rooney së fundmi gjatë një interviste ka folur për lidhjen me ish-partnerin e saj, Wayne Rooney dhe vështirësitë që kanë hasur si çift.

Ish-prezantuesja, e cila ka qenë e martuar me futbollistin që nga viti 2008, tha se marrëdhëniet ndonjëherë janë si një betejë.


Ajo ka përmendur vështirësitë që ka përjetuar gjatë martesës me ish-kapitenin e Djajve të Kuq, përfshirë në këtë mes edhe tradhtinë.

Screenshot 1 81 Foto: Vogue

“Ne e zotërojmë atë. Të paktën unë e di se çfarë bën burri im, njerëzit gënjejnë veten”, u shpreh gruaja e yllit të futbollit.

Rooney theksoi se dyshja janë të hapur për adresimin e problemeve të tyre martesore dhe pranoi se ishin përballur me ‘kohë të vështira’ në martesën e tyre 15 vjeçare, por dashuria që kishin për njëri- tjetrin ishte ajo për të cilën ia vlente të luftohej.

Screenshot 2 56 Foto: Getty Images

“Nëse nuk ka më dashuri atëherë është e kotë, nëse po atëherë keni diçka për të luftuar”, u shreh Coleen.

Çifti kanë katër fëmijë së bashku, gjersa shprehet se nuk kanë pasur martesë të thjeshtë dhe të lehtë.

Screenshot 3 58 Foto: Getty Images

Futbollisti i Anglisë ka tradhtuar ish-gruan e tij kur mori pjesë në një ‘ treshe’ me dy prostituta, menjëherë pas lindjes së një prej fëmijëve të tij.

Gratë e përfshira më vonë vazhduan të shijonin kohën që ishin në qendër të vëmendjes me Helen Wood duke u bërë kështu kampione e “Big Brother”.

Screenshot 4 54 Foto: Getty Images

Shumë nga kohët e tyre të vështira kanë qenë në sytë e publikut. /Telegrafi/