LAJMI I FUNDIT:

CNN: Trump frikësohet se qëndrimi në spital e bën të duket i dobët para votuesve

CNN: Trump frikësohet se qëndrimi në spital e bën të duket i dobët para votuesve

Donald Trump kërkoi të lirohej nga spitali në mënyrë që të mund të kthehej në Shtëpinë e Bardhë, thanë burimet për CNN-in.

Një burim tha se presidenti amerikan “ka kryer punë me spitalin” të dielën. Një tjetër tha se republikani po shqetësohej se mos duket shumë “i dobët” duke qëndruar në spital, transmeton Telegrafi.

New York Times gjithashtu raportoi se presidenti amerikan është i etur të largohej nga spitali sa më shpejt që të ishte e mundur. Kishte frikë se mjekët mund të vinin në përfundim se trajtimin duhet ta vazhdojë në shtëpi, raporton BBC.


Trumpi doli për pak kohë nga spitali, senatorët dhe mjekët e kritikojnë ashpër presidentin
Lexo po ashtu Trumpi doli për pak kohë nga spitali, senatorët dhe mjekët e kritikojnë ashpër presidentin

Më parë, shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows tha se mjekët do të vendosin të hënën nëse Trump është mjaft mirë për të dalë nga spitali.

Kujtojmë se Trump bëri një shëtitje të shkurtër para mbështetësve që ishin mbledhur në spitalin ushtarak të Marylandit.

Ndërkohë sfiduesi i tij demokrat, Joe Biden, ka vazhduar me fushatën elektorale që pritet të përfundojë pas katër javëve, atëherë kur do të mbahen zgjedhjet presidenciale me 3 nëntor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori