Po bëhen ca ditë qëkur plasi skandali i “Panama Pappers” dhe e gjithë bota u përfshi në të. 11 milionë dokumenteve për 214 mijë firma offshore, shumica prej të cilave përbëhen vetëm nga një kuti poste, gjenden në të ashtuquajturat parajsa fiskale, siç është Lihtenshtejni e Andora në Evropë, Karaibet, por edhe Panamaja. Dhe, nuk vonuan të dilnin emrat politikanësh të niveleve të larta si mbretër, president, kryeministra, ministra dhe të afërm të tyre.
Ky skandal i hapi shumë punë atyre që ia kishin dalë gjatë gjithë këtyre viteve të fshihnin të ardhurat, të mos paguanin taksa dhe në fund të fundit të bëheshin edhe më të pasur. E kam fjalën për kryeministrin e Islandës i cili u detyrua të jepte dorëheqjen përkundër dëshirës së vet. E njëjta gjë vlen edhe për kreun e qeverisë britanike, i cili ka pranuar se ka patur një kuotë në një kompani offshore të krijuar nga i ati (i ndarë nga jeta më 2010), duke theksuar se e ka shitur atë për 30 mijë funte, pak para se të bëhej kryeministër. Cameron ka theksuar se në atë kohë ka paguar normalisht taksat mbi të ardhurat e kuotës. Presidenti rus u detyrua ta mohonte lidhjen me këtë skandal.
Në Francë, ministri i Financave deklaroi se skandali i “Panama Papers” e detyroi Qeverinë ta fusë Panamanë në “listën e saj të zezë” te juridiksioneve tatimore jobashkëpunuese. Po ashtu, qeveritë evropiane kanë nisur t’u kërkojnë bankave vendase llogari për veprimet e tyre, në vendet e quajtura si “parajsa fiskale”.
Jo pak punë iu hapi ky skandal edhe bankave. Nga hetimi i Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativë, rezultoi se 365 grupe bankare kishin krijuar më shumë se 15 mijë shoqëri offshore, me ndihmën e zyrës panameze. Vlen të përmendet njëra prej bankave më të mëdha franceze, “Société Générale” e cila rezultonte si një nga pesë bankat kryesore, kliente të zyrës ligjore “Mossack Fonseca”.
Në panik, Autoriteti i Kontrollit të Bankave në Francë u kërkoi këtyre të fundit, një raport të hollësishëm dhe deklarimin e aktivitetit bankar, pas çështjes së “Panama Papers”.Në të njëjtën mënyrë reagoi edhe autoriteti supervizor i bankave në Britani, i cili u lëshoi një ultimatum institucioneve financiare, ku u kërkonte të deklaronin brenda datës 15 prill, nëse kishin lidhje me “Mossack Fonseca”.
Jo pak punë iu hap edhe personave që kanë të ardhura nga burime të dyshimta që kanë lidhje me botën e krimit dhe nga korrupsioni. Tani do të bëhet më e vështirë për këta të fundit t’i fshehin ato.
Në Shqipëri dolën dy emrat e parë, njëri prej të cilëve kishte pasur edhe mbështetje politike nga një ish-ministër. Dje filluan edhe aluzionet e shtypit opozitar për pushtetarët e sotëm. Nëse nuk del ndonjë emër nga ato dokumente që nuk janë të pakta në numër atëherë, ato ngelin vetëm në kuadrin e hamendjesimeve. Por gjithsesi le ta lemë kohën të flasë.
E vetmja gjë e mirë e këtij skandali qe se të gjitha mediat më me famë u morën me të. Dhe nuk kish si të ndodhte ndryshe. Tekefundit ky është dhe misioni i shtypit, informimi i publikut dhe gjurmimi i skandaleve të ndryshme.
Parajsat fiskale janë një fenomen i cili katapulton ekonomitë e vendeve në të cilat ndodhen sepse tërheqin vëmendjen e bizneseve të mëdha të cilat normalisht do t’iu duhej të paguanin me miliarda dollarë taksa. Thuhet se gati një e treta e të gjithë pasurisë botërore ndodhet e fshehur nëpër kompanitë offshore. Taksat që supozohej të siguronin më shumë shërbime dhe të mira për të varfrit ose ata që nuk munden t’i sigurojnë vetë ato. Ç’mund të bëhej me gjithë këtë pasuri vallë?
Sipas Bill Gatesit ka më pak vende të varfra në botë sot se sa ka pasur ndonjëherë. Më konkretisht ai shkruan në një postim në Twitter se që nga viti 2000, numri i vendeve me të ardhura të ulëta ka rënë nga 63 në 34, një rënie kjo prej rreth 50 për qind! Kina është shembulli më i njohur, por ka dhjetëra të tjerë, duke përfshirë Brazilin dhe Meksikën. Korea e Jugut, e cila ka marrë ndihma në shuma të mëdha pas Luftës së Koresë, tani është kthyer në një donator neto.
Pritet që deri në vitin 2030, nuk do të ketë mbetur asnjë prej vendeve të varfra. Po sa kohë duhet të kalojë deri atëherë? Edhe pse do të ketë gjithnjë e më pak vende të varfra, do të ketë ende njerëz shumë të varfër. Dhe ata do të jenë në ato pak vende, shumë prej të cilave janë duke lëvizur jashtë nivelit me të ardhura të ulëta dhe kanë përfituar statusin e të ardhurave mesatare. Sot 70 për qind e njerëzve më të varfër të botës jetojnë në vendet me të ardhura mesatare, dhe kjo përqindje ka të ngjarë të shtohet në vitet e ardhshme.
Shkaku i kësaj gjendje është fakti se shumica e agjencive të zhvillimit, të tilla si Banka Botërore, përdorin të ardhurat mesatare të një vendi si faktori kryesor për të vendosur nëse një vend i caktuar kualifikohet për ndihmë apo jo. Në vitet e ardhshme India, Gana, Nigeria, Pakistani, dhe Vietnami do të humbin më shumë se 40 për qind e ndihmës të akorduar prej tyre për zhvillim të përgjithshëm, të klasifikuar në kategori të ndryshme si grante, kredi me interes të ulët, asistencë teknike, dhe lloje të tjera të përkrahjes . Në një farë mënyre kjo ka sens sepse vende të cilat rrisin nivelin e të ardhurave për frymë duhet të jenë në gjendje të kujdeset për veten e tyre.
Por, në disa vende, treguesi i të ardhurave mesatare nuk ndihmon në mbushjen e xhepave të mëdha të varfërisë së skajshme. India është një shembull i fuqishëm. Në vitin 2011 të ardhurat mesatare të saj ishin më shumë se 1,400 dollarë në vit, të mjaftueshme për t’u kualifikuar si të ardhura mesatare. Por, në shtetin indian të Uttar Pradesh, për 200 milionë njerëz, mesatarja ishte më pak se një e treta e saj ose e shprehur në shifra vetëm 436 dollarë në vit. Në shtetin fqinj të Biharit, të populluar nga 100 milionë njerëz, ajo ishte vetëm 249 dollarë në vit. Kjo është rreth 68 centë në ditë.
Nëse Bihari do të ishte një vend i pavarur, ai do të kualifikohej për një sërë ndihmash. Por, për shkak se ai është pjesë e Indisë, ai nuk do të mund të përfitojë asnjë lloj ndihme. Edhe nëse India do të mblidhte më shumë taksa në nivel federal dhe të transferojë një pjesë të konsiderueshme të pasurisë, shteteve me të ardhura të ulëta si Bihari, kjo gjë nuk do të kompensojë dot financimin e humbur.
Ka një tjetër problem me përdorimin e të ardhurave mesatare si kriter kryesor për ndihmë. Rritja e tyre nuk është një masë e mirë sidomos për përmirësime konkrete në jetën e njerëzve. Ajo nuk ju tregon nëse ata do të jetojnë më gjatë, ose nëse ata kanë më shumë gjasa për të marrë një arsim të mirë, të gjejnë një punë, dhe nëse kanë një mundësi më shumë për të rritur fëmijë të shëndetshëm.
Për shembull, Nigeria ka nivel të të ardhura mesatare më të lartë se Vietnami, Pakistani, apo Gana. Por, krahasuar me njerëzit në ato vende, nigerianët vdesin më të rinj, kanë më pak gjasa të jenë të shkolluar, dhe ka më shumë të ngjarë që ata të vdesin para moshës 5 apo edhe në lindje.
Por, ka edhe një mënyrë tjetër për të luftuar varfërinë. Kujt vallë do t’i shkonte në mendje se barazia gjinore në vendin e punës mund të shtojë të ardhurat me 4.3 trilionë dollarë për ekonominë amerikane deri në vitin 2025. Ky ishte rezultati i një studimi i publikuar nga BBC. Por, kjo vlen jo vetëm për Amerikën po për botën mbarë. Sipas një raporti hulumtues nga MGI, të ardhurat në shkallë globale do të rriten me 12 trilionë dollarë nëse barazia gjinore arrihet në të gjithë botën. Vërtëtsia këtyre të dhënave mund të vërtetohet fare lehtë pasi vetëm në SHBA gratë përbëjnë 46 për qind të fuqisë punëtore amerikane, por aktualisht kontribuojnë vetëm një të pestën e prodhimit të brendshëm bruto (PBB).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Gjesti i afrohet te fytyra dhe e provokon Gramosin në BBVA: Dua të të puth
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025