Wiesmann Thunderball u prezantua disa muaj më parë dhe krijoi një valë të madhe në të gjithë industrinë e automobilave.
Pamja e tij klasike dhe e pagabueshme e kombinuar me motorin elektrik 671 kuaj fuqi, një trup të lehtë 1,700 kg dhe një distancë të mirë prej 500 kilometrave janë një recetë për një GT mahnitëse.
Në kohën e prezantimit, çmimi nuk u konfirmua – por tani dihet.
Nuk do të ishte kurrë një makinë e lirë, derisa çmimi i saj është 300 mijë dollarë. /Telegrafi/