Nga të dhënat e prezantuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovë në raportin ‘Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK), janar 2018’, për muajin janar 2018 ky indeks në vend është më i lartë për 0.2 për qind krahasuar me muajin dhjetor 2017.
Sipas ASK-së, përcjell Telegrafi, kjo është shpjeguar kryesisht me ngritjen e çmimeve të konsumit për pemë me 1.5 për qind, perime me 10.2 për qind, furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme, që kanë të bëjnë me vendbanimin me 2.5 për qind, përdorim i pajisjeve për transportin personal me 0.6 për qind, me një ndikim të përbashkët prej 0.5 për qind në IHÇK.
Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve të konsumit të qumështit, djathit dhe vezëve me 1.2 për qind, rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera me 1.6 për qind, shërbime për transport me 3.1 për qind, e ndikuar nga rënia e çmimit të biletave të aeroplanit me një ndikim prej 0.3 për qind në IHÇK.
Shkalla e inflacionit, e matur në muajin janar 2018, krahasuar me janarin e vitit të kaluar kishte rënie prej 0.2 për qind.
Ky indeks në muajin janar 2018 pësoi rënie në një mesatare prej 0.2 për qind, krahasuar me të njëjtin muajt të 2017-së. Kjo shpjegohet me një rënie të çmimeve të konsumit në këtë periudhë për qumësht, djathë dhe vezë me 3.8 për qind, perime me 5.3 për qind, sheqer dhe ëmbëlsira me 6.4 për qind, rrymë, gaz dhe lëndë të tjera djegëse me 8.7 për qind , ndikuar nga rënia e çmimit të energjisë elektrike në muajin janar 2018 për 15.5 për qind, krahasuar me tarifat dimërore të muajit janar të vitit 2017, pajisjet shtëpiake me 2.5 për qind, pajisjet audio-vizuale, fotografike për përpunimin e informatave me 6.8 për qind, me një ndikim të përbashkët me një rënie prej 1.1 për qind në IHÇK.
Ngritje e çmimeve të konsumit në këtë periudhë vërehet tek buka dhe drithërat me 3.7 për qind, mish me 0.8 për qind, pemë me 11.7 për qind, kafe, çaj dhe kakao me 5.7 për qind, duhan me 3.7 për qind, shërbime hoteliere me 1.8 për qind, me një ndikim të përbashkët prej 0.9 për qind në IHÇK. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova