Çmimet e naftës rriten lehtë

Çmimet e naftës u regjistruan në rritje gjatë sesionit të së martës, duke marrë shtysë nga kërkesa e fortë për arin e zi në nivel global.
Pavarësisht kësaj, tregu në përgjithësi vijon të mbetet mjaft i dobët si pasojë e mbingarkesës së theksuar.
Shumë banka të rëndësishme të globit janë detyruar që të ulin projeksionet e tyre për çmimet e naftës gjatë këtij viti dhe atij të ardhshëm.
Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 47.18 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 44.73 dollarëve për fuçi.
Çmimet e naftës aktualisht janë 18% më pak se nivelet e këtij fillim-viti dhe përpjekjet e OPEC për të balancuar tregun nëpërmjet shkurtimit të prodhimit po rezultojnë të kota. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































