Çmimi i gazit natyror në Evropë ka rënë në nivelin e tij më të ulët që nga fillimi i agresionit rus. Çmimet standarde të shitjes me shumicë të gazit ranë pothuajse 5 për qind ose me 50 euro për megavat orë, niveli i tyre më i ulët që nga shtatori i 2021-së.
Është një kthesë e jashtëzakonshme për një kontinent që vetëm pak muaj më parë, u përball me mungesa, pasi Rusia dikur furnizuesi i saj më i madh uli në mënyrë drastike eksportet e gazit në Evropë si hakmarrje për sanksionet e Bashkimit Evropian.
Rënia e çmimeve do të zvogëlojë më tej rrezikun e një recesioni në Evropë. Çmimet janë ulur nga moti jashtëzakonisht i ngrohtë këtë dimër, si dhe nga përpjekjet e shumta të rajonit për të kursyer gazin, për të gjetur furnizues alternativë dhe për të mbushur depozitat.
Objektet e magazinimit në të gjithë Bashkimin Evropian aktualisht janë në nivelin 65 për qind dhe kjo është më shumë se 45 për qind që BE-ja ka mesatarisht. Blloku ka rritur gjithashtu importet e gazit natyror të tubacionit nga Norvegjia dhe të gazit natyror të lëngshëm kryesisht nga Shtetet e Bashkuara dhe Katari. Çmimet e gazit verën e kaluar ishin aq të shtrenjta saqë ishin të barasvlershme me gati 500 dollarë për fuçi naftë.
Ekonomistët shprehen se Evropa duhet të shmangë një krizë energjetike për dimrin e ardhshëm, nëse ajo ruan nivelet e saj aktuale të importit nga furnizuesit jo ruse, konsumi i gazit mbetet 20 për qind nën nivelet mesatare dhe prodhimi vendas i gazit mbetet i njëjtë. Megjithatë faturat për shumë familje evropiane nuk kanë gjasa të bien aq shpejt. Rritja e çmimeve të gazit kishte nxitur një krizë të kostos së jetesës dhe inflacion të lartë që kur Rusia ndali furnizimet.
Nga ana tjetër, kërkesa për gaz në Kinë mund të rritet përsëri këtë vit, duke shtrënguar tregun botëror të gazit natyror të lëngshëm dhe duke ushtruar presion në rritje mbi çmimet. Ekonomia e dytë më e madhe në botë hoqi dorë nga politika e saj e rreptë për zero COVID-19 në muajin dhjetor pas më shumë se tre vjetësh, duke rritur vlerësimet për rritjen ekonomike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Shija e traditës dhe pastërtisë - Produkte halal për syfyre dhe iftare nga Meka Halal Food

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Vetura nga Korea apo Evropa? Çfarë duhet të dini para se të bleni një veturë?

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Furnizohu dhe ndihmo! IP Petrol – Bamirësi në lëvizje për muajin e Ramazanit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk