Çmimet e biletave për ndeshjen Angli - Kosovë

14:"Ridvan Slivova
Anglia dhe Kosova do të masin forcat gjatë muajit shtator në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2020.
“Tre luanët” dhe “Dardanët” nuk do të luajnë në stadiumin mitik të Wembleyt, por në atë të skuadrës së Southamptonit, “St. Mary’s”.
Tashmë çmimet e biletave janë publikuar dhe kapin shifrat prej 12 eurove, 30 eurove, 47 eurove, 58 eurove dhe 68 eurove.
Theksojmë se pos Anglisë dhe Kosovës, në grupin A gjenden edhe Republika Çeke, Bullgaria dhe Mali i Zi.
Ndryshe, Anglia zë pozitën e parë pas dy ndeshjeve me gjashtë pikë ndërsa Kosova renditet e treta me një pikë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
01/05/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































