LAJMI I FUNDIT:

Çmime më të larta ndërsa sasia e produkteve gjithnjë e më e vogël, qytetarët e Maqedonisë ankohen për abuzim tregtar nga bizneset

Çmime më të larta ndërsa sasia e produkteve gjithnjë e më e vogël, qytetarët e Maqedonisë ankohen për abuzim tregtar nga bizneset
Foto: Ilustrim

Edhe përkrundër rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore në mënyrë stratosferike, sasia e paketimit të tyre është zvogëluar dukshëm.

Produktet qe dikur ishin 1 litër sot më janë nja 100 ml më pak, ndërsa produktet që dikur paketoheshin në sasi 1 kilogram, sot janë nga 900 gramë ose më pak.

Për ta vërejtur këtë fenomen tek shumë produkte ushqimore, mjafton të shikoni raftet e super marketeve dhe ti krahasoni po të njejtat produkte me sasinë e ambalazhit që e kanë pasur në vitin e kaluar apo edhe më herët, gjithçka që do të shihni është minusim i sasisë.


Poduktet si mielli, kripa e sheqeri janë në sasi më të vogël për 100 gramë.

Vaji i lulediellit ka zvogëluar sasinë për 100 ml, pastat qe dikur ishin me nga 500 gram, sot janë 350-400 gram, ndërsa produktet pashteta janë minusuar në sasi me nga 15-20 gram.

Qytetarët e Shkupit të anketuar nga televizioni Alfa kanë reagur se edhe përkundër çmimeve të larta, nuk ka as sasi të ushqimeve si dikur e madje as kualitet.

Disa prej tyre deklaruan se situata aktuale ndoshta ju përshtatet vetëm bizneseve, sepse sipas të anketuarve bizneset fitojnë ndërsa qytetarët varfërohen dhe detyrohen të kursejnë maksimalisht.

Inflacioni i cili në vend ka shënuar rekord, ka bërë që dukshëm të bie vlera e pagës vendore.

Nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe kriza ushqimore, paga minimale prej 18.000 denarë tashmë vlerën e ka 16.057 denarë, ndërsa ajo mesatare prej 31.080 denarë tashmë vlen sa 27.725 denarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori