Është zhvilluar xhiro e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA me ndeshje spektakolare që ishin në program të zhvilluar. 

Një nga përballjet më të mira të mbrëmjes ishte ajo mes San Antonio Spurs dhe La Clippers, që i takoi mysafirëve me 12 pikë diferencë 116:128.


Ka qenë një duel shumë i fortë mes dy qendrave Ivica Zubac dhe Victor Wmbanyama.

Kroati Ivica Zubac shënoi 21 pikë me 22 kërcime, që është rekordi i tij i sezonit.

Ishte performanca e dytë më e mirë me kërcime në karrierën e kroatit, pasi ai pati 29 kërcime dhe 31 pikë kundër Indianës në 2022, që ishte edhe ndeshja më e mirë e karrierës së tij.

Wembanyama e mbylli ndeshjen me 23 pikë e 12 kërcime.

Ndër ndeshjet e tjera, vlen të veçohet fitorja e Minesotës 121:113 jashtë fushe te Phoenix dhe fitorja e Golden State me 116,109 ndaj Oklahoma City, pavarësisht 52 pikëve të Shai Gilgeous-Alexander.

Rezultatet:

Rezultatet:

Charlotte - Brooklyn 83:104

Washington - Toronto 82:106

Indiana - Detroit 133:119

Philadelphia - Sacramento 117:104

New York - Denver 122:112

Miami - Cleveland 106:126

Boston - Chicago 122:100

San Antonio - LA Clippers 116:128

New Orleans - Dallas 136:137

Phoenix - Minnesota 113:121

Golden State - Oklahoma City 116:109

telegrafi sport app