Los Angeles Clippers njoftuan një vendim befasues që askush nuk e priste – ata kanë larguar Chris Paul në mes të sezonit.

“Po ndahemi me Chris Paulin dhe ai nuk do të jetë më pjesë e ekipit tonë. Do të punojmë me të në hapin tjetër të karrierës së tij. Chris është një legjendë, dhe duam ta bëjmë të qartë që askush nuk e fajëson atë për rezultatet tona të dobëta”, thuhet në deklaratën e klubit.


Lojtari legjendar 40-vjeçar ka luajtur 16 ndeshje këtë sezon me Clippers, duke shënuar mesatarisht 2.9 pikë dhe 3.3 asistime. Vetë Paul u shokua nga vendimi i papritur i klubit: “Sapo mora vesh se më dërguan në shtëpi”, shkroi ai në Instagram.

telegrafi.com

Ndeshja e tij e fundit me fanellën e Clippers ishte kundër Miamit, ku shënoi 8 pikë dhe 3 asistime në 15 minuta. Clippers regjistruan humbjen e 16-të në 21 takime këtë sezon.

Në këtë moment nuk dihet nëse ky është fundi i karrierës së Paul në NBA, apo nëse ai mund të rikthehet me një skuadër tjetër deri në përfundim të sezonit.

Chris Paul ka njoftuar se planifikon të tërhiqet në fund të këtij sezoni, i 21-ti në karrierën e tij.

Ai është zgjedhur 12 herë për All-Star, 11 herë në ekipet All-NBA, është ndër 75 lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave dhe ka qenë pjesë e mbrojtjes më të mirë pesë herë, nëntë herë gjithsej. /Telegrafi/

telegrafi sport app