Dashuria në shikim të parë është e mundur. Ndoshta nuk do ta doni personin përkatës, por është e mundur që të ndieni një ndërlidhje pasionante. Truri i juaj fillon të lirojë hormone të dashurisë në çastin kur e vëreni dikë që ju pëlqen.
Një studim ka treguar se dashuria ndikon në trusi droga. Ajo e nxitë punën e të njëjtave pjesë të trurit sikurse edhe kokaina.
Për obsesion ka arsyetim
Shkencëtarët italianë kanë konstatuar se sjellja obsesive, të cilën shumë njerëz e ndiejnë në fillim të marrëdhënies, është pasojë e zvogëlimit të serotoninës në trup. Lajmi i mirë është se nivelet e serotoninës kthehen në nivele normale pas gjashtë muajve kështu që sjellja obsesive zbutet në mënyrë të konsiderueshme.
Rënia në dashuri ka të bëjë vetëm me hormonet
Kur jeni të bindur që jeni dashuruar në etikë, duhet ta dini se në pyetje janë vetëm hormonet, Trupi i juaj vërshohet me dopaminë dhe norepineftinë, të cilat e krijojnë ndjenjën e euforisë. Prandaj dëshironi të flisni gjithë natën, dëshironi të jeni gjithë kohën së bashku dhe ta ndani çdo moment së bashku. Rënia në dashuri është edhe rezultat i adrenalinës, e cila i stimulon rrahjet e shpejta të zemrës, kur jeni në afërsi të personit që ju pëlqen.
Era e djersës së mashkullit me të cilin jeni në lidhje do të duhej t’ju pëlqente
Edhe pse ndoshta nuk do t’ju shkojë ndërmend t’i merrni erë të dashurit tuaj ndërsa është i djersitur, studiuesit theksojnë se do të duhej ta bënit këtë. Nëse ju pëlqen era e djersës së tij, sistemet tuaja imunitare nuk përputhen, apo janë të ndryshëm dhe fëmija do të ketë një sistem më të fortë imunitar.
Jeni tërheqëse për meshkujt ndërsa ovuloni
Studime të shumta kanë treguar se meshkujt në një farë mënyre e ndiejnë ovulimin dhe se femra që ovulon është jashtëzakonisht tërheqëse për ta. Kur meshkujt i kanë nuhatur bluzat e femrave, më tërheqëse ishte era e bluzave të femrave që kanë ovuluar.
Kur ovuloni për ju do të jenë më tërheqës meshkujt më burrërorë
Nofulla dhe faqet e theksuara janë më tërheqëse për femrat derisa ato ovulojnë. Këto janë disa nga shenjat e nivelit të lartë të testosteronit. Gjithashtu, në masë të madhe do t’ju tërheqë sensi i mirë i humorit, që është një nga shenjat e inteligjencës, gjë që është një avantazh shtesë në krijimin e familjes.
Testosteroni është afrodiziak
Vetëm testosteroni rrit dëshirën seksuale tek meshkujt dhe femrat. Edhepse në trupin e mashkullit ka më shumë, në krahasim me atë të femrës, kjo nuk do të thotë se ai është më pak i rëndësishëm për shëndetin dhe funksionin seksual tek femrat.
Dashuria është si varësi
Studimet kanë treguar se tek varësia e drogës dhe dashurisë aktivizohen të njëjtat pjesë të trurit. Gjithashtu janë të pranishme reagimet e ngjashme tek dëshira për drogë, si dhe dëshira për personin që e doni dhe në të cilin jeni të dashuruar. Personat të cilët janë të dashuruar gjithashtu tregojnë simptoma klasike të varësisë – ata e duan gjithnjë e më shumë personin në të cilin janë të dashuruar.
Anët e kundërta nuk tërhiqen
Një studim zbuloi se njerëzit i kërkojnë njerëzit që janë të ngjashëm me ta sa i përket arsimit, seksit, angazhimit për familjen, por edhe pamjen. Studimet kanë treguar se të vetmet të kundërta që mund t’ju tërheqin në një person tjetër janë tiparet që nuk i keni, por që do të donit t’i kishin, si vetëbesimi i madh, një ndjenjë e shprehur e humorit dhe qëndrimi pozitiv. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Largoni mykun në mure me këtë produkt shtëpiak

Gjërat që nuk duhet t'i mbani kurrë nën lavaman

Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Shenjat e zodiakut që kanë aftësi të jashtëzakonshme negociuese
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet