LAJMI I FUNDIT:

Çka thotë Rashiq për votimin e Demarkacionit?

Çka thotë Rashiq për votimin e Demarkacionit?

Deputeti serb në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq beson se votimi për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi nuk mund të ndodhë në javën e ardhshme, duke shtuar se thirrja e kryeministrit Isa Mustafa për kthimin e serbëve në institucione është joserioze.

Ky reagim i tij erdhi pas paralajmërimeve të kryeministrit Isa Mustafa se marrëveshja për demarkacionin do të dërgohet në Kuvend për ratifikim brenda disa ditësh.

“Ne nuk kemi ardhur deri tek një kompromis sa i përket votimit të demarkacionit. Nuk i kuptoj kolegët e mi politikanë nga Qeveria, sidomos kryeministrin, i cili pretendon se ndonjë pikë do të vendoset në rendin e ditës të Parlamentit. Ne nuk kemi pasur një marrëveshje për të diskutuar atë, dhe lëre më që ta votojmë”, tha Rashiq, raporton Radio KIM, përcjellë Klan Kosova.


Duke folur për kthimin e tyre në institucionet e Kosovës, Rashiq ka thënë se ajo që kërkoi kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ishte “shabllon”.

Deputetët e Listës Serbe, pas miratimit të ligjit të Trepçës dhe atij të investimeve strategjike vendosën të “ngrijnë” punën në parlamentin e Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori