Çka të shmangni e çka të hani nëse dëshironi ta kufizoni sheqerin

Fillimisht duhet ta keni parasysh se nuk është nevoja të hiqni dorë krejtësisht nga sheqeri. Jo vetëm se është ekstreme dhe e pamundur, por edhe e panevojshme. Sheqeri mbetet mjaft i shijshëm!
Sidoqoftë, kufizimi i sasisë së sheqerit që e konsumoni është lëvizje mjaft e mençur: Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon t’i konsumoni 25g sheqer në ditë (rreth gjashtë lugë gjelle) – por shumica e njerëzve konsumojnë dyfishin ose trefishin e kësaj sasie, transmeton Telegrafi.
Ngrënia e sasive të vogla të sheqerit ka efekte të menjëhershme shëndetësore, ndonëse ekzistojnë mënyra të duhura dhe të gabuara të konsumimit të sheqerit.
Çfarë të hani më pak?
Zëvendësimi i pijeve të ndryshme freskuese apo energjike me ato ‘dietike’ mund t ‘ju duket hap i duhur, por është i gabuar.
Pijet dietike përmbajnë ëmbëltues artificialë dhe nuk janë zgjidhje e mirë afatgjate.
Ndër tjerash, shkencëtarët thonë se ëmbëltuesit artificialë mund ta rrisin apetitin dhe vetëm sa jua shtojnë peshën.
Gjithashtu duhet të keni kujdes edhe në salcat e ndryshme që gjenden në shishe, në përbërësit e ndryshëm të sallatës, etj.
Çfarë të hani?
Kjo ndoshta veç dihet: hani pemë!
Pemët e ndryshme janë të mbushura me sheqer natyral, me vitamina e minerale, si dhe me fibra. Që të gjitha këto janë të domosdoshme për shëndet të mirë.
Si pemët, edhe qumështi dhe produktet tjera të bulmetit duhet të mbesin në dietën tuaj nëse veç dëshironi ta kufizoni sheqerin; qumështi është burim i shumë vlerave ushqyese (si kalciumi). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ekspertët zbulojnë ushqimet që ulin libidon

Ushtrimet kundër spondilozës: Pengoni ngurtësimin e kurrizit dhe dhembjen me ndihmën e disa ushtrimeve ditore

Shkuji është pranuar zyrtarisht si sëmundje! Shkencëtarët kanë dëshmuar që vret

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit