Me çka duhet të shoqërohen antibiotikët për t’i evituar problemet me lukth dhe barkqitje - flet farmacistja Mehaj

Farmacistja Dardana Mehaj në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka sqaruar lidhur me përdorimin e antibiotikëve dhe shoqërimin me medikamente tjera në mënyrë që të mos kemi probleme me lukth dhe barkqitje.
Ajo theksoi se ka grupe të antibiotikëve që gjithmonë duhet me u shoqëru me një produkt tjetër në mënyrë që të mbrohet flora bakteriale e zorrëve.
“Ka grupe të antibiotikëve që gjithmonë duhet me u shoqëru me një produkt tjetër që me mbrojt florën bakteriale, në këto raste jepen laktobacilet...”, tha ajo.
Sipas saj, për këtë farmacistët duhet t’ua sqarojnë pacientëve mënyrën e përdorimit të antibiotikëve, në çfarë kohe të merren, me çka duhet të shoqërohen, etj.
“Ka raste kur përdorimi i antibiotikut me një lëng mund të shkaktojë probleme. Ka pas pyetje a mund ta pi me qaj të nxehtë ose kafe, e që nuk duhet të shoqërohet assesi...”, tha Mehaj.
“Pra, gjithmonë duhet me shoqëru me produktin adekuat për ta mbrojtur organizimin nga antibiotiku...”, tha ajo.
Podcastin për këtë pjesë ku farmacistja flet për përdorimin e antibiotikëve mund të ndiqni nga minuta 34:40. /Telegrafi/


















































