Agjencia e parë për rrjete sociale, e njohur për sjelljen e trendeve dhe më të rejave të marketingut dixhital, Hallakate, sjell filterin e ri në Instagram “Çka ki me bo kur del nga karantina?”.
Ky filter përveç pyetjes se çka ki me bo kur del nga karantina, ofron disa përgjigje të bazuara nga aktivitetet e përditshmërisë tonë në Kosovë. E pasi të gjithë po presim me padurim që ti kthehemi jetës normale, filteri u pëlqye në masë të madhe nga përdoruesit e rrjetit social Instagram, e që pastaj po shpërndahet edhe në aplikacionin më të përdorur gjatë pandemisë, TikTok.
Vetëm në dy ditët e para pasi u lansua, ky filter ka pasur 78.000 shfaqje, mbi 25.000 shkrepje si dhe mbi 3.000 shpërndarje.
Sipas Hallakate, ky filter u krijua për t’i argëtuar të gjithë ata që po presin me padurim të dalin nga karantina e t’i kthehen normalitetit përmes trendit më të fundit siç janë filterat në Instagram.
Pas filterit (mëso si duhet përdorur një filter) “Nusja Dixhitale” që e sollën para pandemisë, këtë radhë Hallakate ka menduar diçka që i përshtatet gjendjes aktuale.
Ndër të tjerash, Hallakate njihet edhe për përmbajtje të tjera virale si ‘Bac, Çikat na e Zbardhën Ftyrën’, ‘100% Prodhim Vendor’ , ‘Prej Sot Gatitu’ dhe ‘Nusja Dixhitale’. Për ta përdorur këtë filter, klikoni KËTU.