Në tregun e punës rritet numri i njerëzve aktivë të moshë mbi 65-vjeçare, mirëpo zvogëlohet numri i popullsisë aktive rinore deri në 24 vjet, mirëpo edhe të moshës prej 25 deri në 49 vjet. Të dhënat e fundit të statistikës shtetërore treguan se në nivel shtetëror, papunësia zvogëlohet, mirëpo së bashku me zvogëlimin e numrit të fuqisë aktive punëtore. Ky trend që e karakterizoi vitin 2015, vazhdoi edhe në vitin 2016 – kur në tremujorin e parë statistika regjistroi zvogëlim të mëtutjeshëm të ofertës së popullatës aktive në tregun e punës.
Pa regjistrim të popullsisë – nuk ka pasqyrë të qartë…
Vetëm për një vit, ose në tremujorin e parë të vitit 2016, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, oferta e popullatës aktive është zvogëluar për 13.567 njerëz, ose në vitin 2015, deri në fund të muajit mars në vend ka pasur 959.388 persona aktivë, ndërsa në vitin 2016 ky numër ka qenë 945.821 njerëz. Kështu, përqindja e popullsisë aktive prej 57% në vitin 2015 u zvogëlua në 56,4% në fund të muajit mars të këtij viti.
Ky trend i zvogëlimit, që e karakterizoi edhe vitin e kaluar dhe vazhdoi edhe këtë vit, u përmend edhe në Raportin e ri të Bankës Popullore.
“Në tre muajt e parë oferta e fuqisë punëtore u zvogëlua për 1,4%, që paraqet thellim të mëtutjeshëm të dinamikës negative vjetore që ishte e pranishme gjatë tre tremujorëve të kaluar”, shkruan në raportin e fundit të BPRM-së.
Sipas të dhënave, në periudhën e njëjtë të analizuar, numri i të punësuarve është rritur për 17.187, ndërsa numri i të papunësuarve është zvogëluar për 30.754.
Sipas një pjese të ekonomistëve, zvogëlimi i papunësisë nuk duhet të analizohet në mënyrë të izoluar nga trendi i zvogëlimit të numrit të qytetarëve aktivë. Si faktorë që mund të ndikojnë në zvogëlmin e fuqisë punëtore, sipas ekonomistëve, e para është shpërngulja, veçanërisht e popullsisë së re të aftë për punë, dhe e dyta, numri i punëtorëve që janë “në zonin e hirit”, gjegjësisht që punojnë në të zezë.
“Popullatë aktive është praktikisht ajo popullatë që në mënyrë aktive kërkon punë në tregun e punës. Sipas meje, gjatë periudhës së kaluar është regjistruar zvogëlim për shkak të njërit nga faktorët kyçë, e ajo është shpërngulja e qytetarëve”, thotë ekonomisti Branimir Jovanoviq.
Sipas analistëve, ajo që duhet të konsiderohet alarmante është zvogëlimi i popullatës aktive, në të cilën, sipas strukturës së moshës, janë të përfshirë ata që kanë mbi 15 vjet, e që janë të papunësuar ose që kërkojnë punë. Poashtu, ekonomistët thonë se në mungesë të regjistrimit të popullsisë, këto matje duhet të merren me rezervë.
“Të gjitha këto numra që i publikon statistika e shtetit bazohen në një kornizë të mostrës, e cila në aspekt metodologjik nuk është kontestuese dhe është në përputhje me standardet evropiane, mirëpo problemi qëndron në atë se kjo kornizë bazohet në regjistrimin e popullatës që është bërë në vitin 2002, në mostër prej 5.000 amvisërish që është shfrytëzuar para 14 vitesh. Megjithatë, zvogëlimi i popullatës aktive në vend para së gjithash, është rezultat i lëvizjes mekanike, gjegjësisht nuk mund ta anashkalojmë faktorin e shpërnguljes, gjegjësisht se njerëzit, veçanërisht të rinjtë dhe të arsimuarit, shpërngulen nga vendi”, deklaroi profesori universitar, Dragan Tevdovski.
Qëndrim të ngjashëm ka edhe analistja, Sonja Stojadinoviq.
“Të gjitha këto numra dhe të dhëna duhet të analizohen me rezervë. Ne si vend nuk kemi regjistrim të popullatës që nga viti 2002, që është operacion statistikor që është bazë për të gjitha matjet ekonomike. Në mungesë të këtij operacioni unë nuk mund të them se edhe këto numra janë relevante. Nga ana tjetër, vetëm informata se zvogëlohet numri i qytetarëve aktivë, në mes tjerash mund të interpretohet edhe si rezultat i trendit të largimit të popullatës së aftë për punë”, thotë për Portalb-in politikologia, Sonja Stojadinoviq, përcjellë Portalb.
Si faktorë që ndikojnë mbi rritjen e punësimit, e poashtu edhe mbi zvogëlimin e papunësisë, sipas ekonomistëve është migrimi i punëtorëve nga zona “e hirit” në zonën legale, veçanërisht për shkak të shfrytëzimit të subvencioneve shtetërore nëpërmjet projekteve aktuale për punësim dhe vetëpunësim. Poashtu, këtu janë edhe punësimet në fabrikat në zonat e lira ekonomike dhe investimet e huaja jashtë tyre, mirëpo për të cilat vlejnë benificionet shtetërore.
“Mendoj se punësimet në investimet e huaja, si dhe lehtësimet që i ofron projekti “Maqedonia punëson” jep rezultate, mirëpo jo sa duhet, gjegjësisht këto punësime nuk ndikojnë realisht mbi ndryshimin e gjendjes aktuale. Duhet të merret parasysh edhe migrimi i punëtorëve nga “puna në të zezë” në ekonominë legale”, thotë ekonomisti Jovanoviq.
Në fund të tremujorit të parë të këtij viti, numri i të papunësuarve është zvogëluar për 30.700, ndërsa numri i të punësuarve është rritur për 17.000. Përqindja e popullatës aktive zvogëlohet te personat e moshës deri në 15 vjet dhe te personat e moshës ndërmjet 16 dhe 49 vjet. Në të njëjtën kohë, te kategoria e moshës më të re, punësimi zvogëlohet, ndërsa papunësia rritet.
Më shumë vende të lira ofrojnë firmat e industrisë për përpunimin e ushqimit, tregtia, transporti dhe veprimtaritë shërbyese. Sipas arsimit, edhe më tutje në strukturën e të papunësuarve dominojnë ata me arsim fillor dhe të mesëm, mirëpo rritet edhe numri i qytetarëve të papunësuar me arsim të lartë, i cili në fund të muajit mars ka qenë 42.956 dhe në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2015 është rritur për pothuajse 1.500 të papunësuar të ri.
Në fund të tremujorit të dytë të këtij viti, në tregun e punës, sipas të dhënave nga Enti statistikor, ka pasur 6.687 vende të lira pune ose për një vend pune në konkurrencë kanë qenë 34,6 të papunësuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite