“Ndjej keqardhje që ka ndodhë dhe nuk ka motive siç e ceki prokurori, ka qenë e momentit për shkak se e ka fyer Pejgamberin a.s”- është një pjesë e deklaratës të cilën i dyshuari Lum Dervishi e kishte thënë në seancën e mbajtur javën e kaluar në lidhje me sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.
Lum Dervishi 24 vjeçar, Kenan Hasani 23 vjeçar dhe Okan Hasani 24 vjeçar tashmë janë duke mbajtur masën e sigurisë atë të paraburgimit për 30 ditë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes apo përçarjes me rastin e sulmit ndaj gazetarit Valon Syla.
Të premten më 14 prill kanë dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake pas kërkesës së Prokurorit special Afrim Shefkiu për t’u caktuar të njëjtëve një masë të sigurisë pas veprimeve që dyshohet se kanë kryer, pra kishin sulmuar gazetarin Syla.
Të tre të dyshuarit në seancën e 14 prillit ishin të pranishëm së bashku me avokatët e tyre.
Prokurori Shefkiu në kërkesën për caktimin e masës së sigurisë, ka përmendur faktin se sulmi ndaj gazetarit Syla ishte me motive ideologjike ekstreme fetare.
Të tre të dyshuarit kanë pranuar para organit të akuzës së kanë sulmuar gazetarin Syla ndërsa kanë përmendur faktin se kanë qenë edhe të sulmuar.
Fillimisht Lum Dervishi para gjyqtarit në seancë ka thënë se nuk kanë tentuar dhe as nuk janë arratisur nga vendi i ngjarjes.
“E vërteta qëndron se ne nuk jemi larguar por na kanë sulmuar më shumë se 10 persona aty prezent që kanë qenë, na kanë sulmuar me mjete të forta siç kanë qenë edhe arkë të birrave (gajbe), gur dhe gjësende të tjera”, ka përshkruar situatën Lum Dervishi.
I pandehuri Okan Hasani e ka përshkruar situatën e njëjtë sikurse Dervishi.
“Nuk e pranoj paraburgimin e para se na nuk kemi pas mu arratis por qysh ka ndodh rasti e shpjeguan edhe këta, na edhe mas rastit kena qarkullu lirshëm, i kena pa edhe lajmet edhe krejt krejt edhe s’kemi tentu me u arratisë ose diçka, masi na ka ardë telefonata prej policisë na nuk kemi rezistu, kemi pranuar kanë ardh me na marrë”, ka treguar Hasani.
Vëllai i Okanit, Kenani, ka thënë se kualifikimi i veprës penale të nxitjes së urrejtjes nuk qëndron.
“Nuk ka të bëj me këtë punë, ka qenë vetëm e momentit dhe nuk ka qenë as e planifikuar ose diçka tjetër edhe nga vend ngjarja nuk e kemi pas qëllim me ik dhe për shkak të sulmit që na kanë bë u dashtë mu largu prej vendit se na kanë sulmuar me mjete të forta. Neve na vjen keq për këtë rast që ka ndodh dhe nuk kemi dashur me ardh puna deri këtu dhe ka qenë moment dhe nuk ka pasur motive të tjera për të cilat akuzohem”, është shprehur Kenan Hasani.
Gjykata në vendimin për caktimin e masës së paraburgimit ka thënë se kërkesa e prokurorisë është e bazuar.
Çka thotë dosja e prokurorisë?
Prokurori Afrim Shefkiu është caktuar ta trajtojë rastin e sulmit fizik ndaj gazetarit Valon Syla, që ndodhi mbrëmjen e 11 prillit.
Veprimet e tre të dyshuarve për sulm, Shefkiu i përshkruan si veprime me motive ekstreme fetare pasi Syla ishte sulmuar pas një postimi në rrjetin e tij social.
“Të motivuar me ideologji ekstreme radikale islamike e motiv të nxitjes së urrejtjes fetare dhe përçarjes e mos durimit ndaj gazetarit Valon Syla për shkak të një profili të tij në rrjetin social Facebook për profetin Muhamed dhe Profetin Isa, paraprakisht të dyshuarit e përcjellin të dëmtuarin nga TV T7 dhe me të arritur afër një restauroni në lagjen Bregu i Diellit duke ia rrezikuar sigurisë e sulmojnë fizikisht me grushte në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit”, thuhet në dosjen e prokurorisë.
Me këto veprime të të dyshuarve, Syla ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka edhe është trajtuar në QKUK.
Të dyshuarit ishin arrestuar një ditë më vonë nga organet e rendit.
Fillimisht rasti ishte cilësuar si lëndim i lehtë trupor e më pas është rikualifikuar në nxitje të urrejtjes dhe përçarjes. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës