CIVIL – Qendra për Liri ua uron 1 Majin të gjithë punëtoreve dhe punëtorëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në botë, dhe u bën thirrje për solidaritet dhe luftë për të drejtat e punëtorëve.
“Gjendja e të drejtave dhe lirive të njeriut, të drejtat sociale, shkalla e varfërisë, mosfunksionimi i sindikatave të cilat duhet t’i mbrojnë të drejtat e punëtorëve, pasigurinë, kushtet për punë, mbrojtjen në vendin e punës, shëndetësinë, arsimin dhe mundësitë për kualifikim ose rikualifikim – janë vetëm një pjesë e të gjitha vështirësive me të cilat përballet njeriu punëtor, si në vendin tonë, ashtu edhe në më tepër vende në botë” thonë nga CIVIL. njofton Telegrafi Maqedoni.
Në Ditën Ndërkombëtare të Punës, ato kërkojmë nga sindikatat, organizatat qytetare, partitë politike dhe të gjithë që deklarohen se luftojnë për drejtësi sociale dhe të drejtat e punëtorëve, nga sot e tutje këtë ta bëjnë me të vërtetë dhe me sinqeritet, ose të ndalen me gënjeshtrat dhe oportunizmin. Biznes komuniteti në vendin duhet të merr përgjegjësi dhe t’i respektojë të drejtat e punëtorit. Emigrimi, thonë nga CIVIL që mori hov të madh gjatë dekadës së fundit është pasojë pikërisht nga padrejtësitë sociale dhe nga shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut, në të cilat janë edhe të drejtat e punëtorëve.
“Në vend ku punëtori e ul kokën para padrejtësisë, që ta ruajë vendin e punës, kot protestohet një ditë në vit. Edhe atëherë, varësisht nga përkatësia politike, numri i vogël i njerëzve që marshojnë në protestë për të drejtat e punëtorëve, e shprehin protestën e tyre ndaras, dhe me artikulim jo të qartë, që është pasojë e ndikimit politik dhe të qarqeve të biznesit në organizimin punëtor. Në vend në të cilin organizatat sindikale, organizatat për të drejtat punëtore dhe të njeriut, nuk janë të bashkuar në qëllimin e tyre fillestar, dhe protestojnë një herë në vit, dhe gjithsesi secili për vete, kot flitet për këto të drejta”, kumtojnë nga CIVIL.
Ata shtojë se pa të drejtat e punëtorëve, nuk ka të drejta dhe liri të njeriut
“CIVILI vite me radhë punon me vrull mbi temat lidhur me drejtësinë sociale dhe të drejtat e punëtorëve. Për fat të keq, informatat nga terreni tregojnë për gjendjen e keqe të të drejtave të punëtorëve, edhe përskaj premtimeve të mëdha të pushtetit. Punëtorët në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë mes punëtorëve me pagesë më të dobët në Evropë. Ata shpesh nuk pranojnë as mbrojtje minimale sociale, shëndetësore dhe juridike. Një pjesë e punëtorëve punojnë në kushte shumë të vështira, shpesh pa mjete themelore për mbrojtje në vendin e punës. Mobingu ende vazhdon të jetë i pranishëm, ndërsa mbrojtja ligjore nga mobingu ende nuk duket qartë”.
“Gratë punëtore trajtohen edhe më keq, shpesh janë të përulura dhe të diskriminuara në bazë të përkatësisë gjinore, ndërsa të shpeshta janë rastet të abuzimit seksual, për të cilin ende nuk marrin guximin të shprehen publikisht. Nënat e vetme janë në gjendje edhe më të vështirë. Në disa kompani rrogat ende paguhen në dorë, ndërsa disa të punësuarve u kërkohet pjesa e rrogës nga llogaria, të kthehet në kesh”, thuhet në fund të njoftimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?