LAJMI I FUNDIT:

“Civil” konstaton parregullsi në periudhën parazgjedhore

“Civil” konstaton parregullsi në periudhën parazgjedhore

Nëpërmjet një njoftimi thuhet se “Civil” thuhet se “në bazë të monitorimit afatgjatë zgjedhor të ‘CIVIL’, konstatohet se fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale ka filluar para kohe, edhe pse sipas ligjit fushata fillon më 1 prill, tre javë para ditës së zgjedhjeve”.

“Një pjesë e folklorit parazgjedhor gjatë proceseve paraprake zgjedhore ishin dhunë strukturore, gjuha e urrejtjes, lajmet e rreme, korrupsioni, financimi joligjor politik, keqpërdorimi i pozitës zyrtare, blerja e votave, presionet, kërcënimet dhe kushtëzimet. CIVIL i shënon se një pjesë e madhe të mangësive të mëparshme, parregullsive dhe praktikave mashtruese në proceset zgjedhore janë pjesërisht të tejkaluara me risitë në Kodin Zgjedhor, forcimin e një pjese të institucioneve relevante dhe hapave tjerë në reforma”, thonë nga “Civil”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga “Civil” thonë se me sy hapur ndjek gjendjet në terren dhe tashmë ka konstatuar parregullsi dhe dukuri negative në këtë proces zgjedhor.


“Si zakonisht, Civil si organizatë për të drejtat dhe liritë e njeriut, monitorimin në masë të madhe e bazon në paraqitjet nga qytetaret dhe qytetarët, gazetarët qytetarë dhe qindra mbështetës dhe anëtarë të organizatës anembanë vendit. CIVILi përkujton se secila informatë në këtë periudhë, është e rëndësishme. Nuk ekzistojnë informata të parëndësishme. Prandaj, pavarësisht nga formati: fotografi, video, postime në rrjetet sociale dhe çdo lloj tjetër komunikimi, dëshmi personale ose ndodhi, janë të mirëseardhura” thonë nga Civil.

Ata ju bëjnë thirrje të gjithë atyre që duan të ndihmojnë në monitorimin zgjedhor mund të paraqiten si vëzhgues afatgjatë ose afatshkurta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori