Manchester City e filluar aventurë në fazën e grupeve me një fitore të lehtë ndaj Borussia Monchengladbach me rezultat 4-0.

Klubi anglez ishte më i mirë gjatë gjithë takimit dhe kjo ishte një fitore e merituar parë Citizens.


Takimi filloi me golin e Sergio Aguero në minutën e nëntë, por argjentinasi shënoi edhe një herë në minutën e 28-të, këtë herë nga pika e bardhë dhe me rezultatin 2-0 përfundoi pjesa e parë.

Aguero shënoi edhe golin e tretë në këtë takim në minutën e 77-të pas një asistimi nga Raheem Sterling. Në fund të takimit shënoi edhe Kelechi Iheanacho për 4-0.

City është në Grupin C, së bashku me Barcelonën dhe Celticun. Katalunasit janë në vend të parë për shkak të goldallimit më të mirë. /Telegrafi/