Manchester City ka vazhduar në fazën tjetër të Kupës FA duke mposhtur Huddersfield Town me rezultat 5-1.

Nikoqirët u befasuan në minutën e shtatë, kur Harry Bunn shënoi për skuadrën mysafire. Mirëpo, ky rezultoi vetëm gol i nderit për vizitorët.


Pas gjysmë ore lojë, Leroy Sane e barazoi rezultatin, kurse Sergio Aguero realizoi nga pika e bardhë për përmbysjen e rezultatin.

Menjëherë pas, Pablo Zabaleta e shënoi edhe golin e tretë (38’) për skuadrën e Pep Guardiolas.

Sergio Aguero realizoi golin e dytë personal në këtë sfidë (74’), ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Kelechi Iheanacho në minutat shtesë

Në çerekfinale të Fa Cup, Manchester City luan kundër Middlesbroughut. /Telegrafi/

telegrafi sport app