Site icon Telegrafi

City interesohet për transferimin e turkut Soyuncu

Caglar Soyuncu. (Photo by Dan Mullan/Getty Images)

Manchester City do të vazhdoj të investojë në repartin defensivë.

Skuadra e Pep Guardiolës po ka probleme me lëndime të shumta në prapavijë, derisa i fundit që është lënduar është Aymeric Laporte.

Kampioni në fuqi i Anglisë po synon transferimin e mbrojtësit turk Caglar Soyuncu nga Leicester City.

23-vjeçari iu bashkua edicionin e kaluar Leicester Cityt nga Freiburg dhe që nga ajo kohë ka pasur paraqitje shumë të mira në Ligën Premier.

Caglar Soyuncu. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Falë paraqitjeve të mira të tij, turku ka rënë në sytë e Pep Guardiolës që po e kërkon transferimin e tij.

Mediat angleze kanë raportuar se Citizens janë gati të shpenzojnë deri në 50 milionë euro për afrimin e Soyuncus. /Telegrafi/

Exit mobile version