LAJMI I FUNDIT:

City dhe Guardiola me futboll heshtin Unitedin e Mous (Video)

City dhe Guardiola me futboll heshtin Unitedin e Mous (Video)

Manchester City ka mposhtur Manchester Unitedin në Old Trafford me rezultat 2-1, në duelin kryesor të javës së katërt në Ligën Premier.

Në ambient fenomenal në Old Trafford u zhvillua përballja epike mes United dhe Cityt, e cila u bë më interesante se kurrë për shkak të trajnerëve.

image


Mourinho vendosi për dy ndryshime, ishim Mkhitaryan dhe Lingard ata që startuan para Matas dhe Martialit, teksa Guardiola ia dha debutimin Claudio Bravos në portë.

City hyri më mirë në ndeshje. Ishin të zgjedhurit e Guardiolas ata që shfaqën pedigre për të sulmuar, teksa Djajtë e Kuq provonin me kundërsulme të shpejta që të rrezikojnë.

image

Pas një faze dominuese të mesfushës së Cityt mbi atë të United që bëri gabime, erdhi edhe goli i parë.

Kolarov pas 15 minutash lojë me një super pasim gjeti De Bruynen, i cili shfrytëzoi gabimin e Blind për të realizuar me rezultat 1-0 me një gjuajtje të saktë.

Dominimi i Cityt vazhdoi teksa United nuk po e gjente elementin.

Pas një gjuajtje të ulët nga një kënd i vështirë nga De Bruyne, ishte shtylla ajo që i ndihmoi Iheanachos të realizojë nga afërsia për 2-0 (36′).

Nga ky moment, United mori kontrollin e lojës në dorë.

image

Vetëm gjashtë minuta më vonë (42′) një dalje jo të mirë të Bravos e shfrytëzoi Ibra, i cili me një volej nga vendi shkundi rrjetën për 2-1.

image

Deri në fund të pjesës së parë ishte Ibra që kishte një mundësi me kokë dhe një tjetër pas një dalje jo të sigurt të Bravos, i cili la portën zbrazët, por që pati fat pa u ndëshkuar.

Pjesa e dytë nisi ndryshe, pasi Mourinho zëvëndësoi Mkhitaryan dhe Lingard, duke inkuadruar Herreran dhe Rashford.

United filloi dominimin duke shfrytëzuar Rashfordin eksploziv për t’i krijuar Ibrës më shumë mundësi shënimi, shkruan Telegrafi.

Ndeshja vijoi me ritëm të lartë, me Guardiolan i cili nuk u zbraps por inkuadroi Leroy Sanen, për ti dhënë energji krahëve duke llogaritur në kundërsulme të shpejta.

image

Rashford arriti të realizonte, por devijimi nga Ibra i cili ishte në pozicion jashtë loje e zhvleftësoi këtë gol.

16 minuta pa përfunduar takimi De Bruyne me një goditje të ulët qëlloi shtyllën, me topin që kaloi fare pranë vijës.

Me tempo të lartë vazhdoi dueli deri në fund.

Rooney në minutën e 85-të nuk shënoi me Bravon që doli me kohë për të ndalur golin e sigurt. Nga kundërsulmi, Iheanacho u vonus para golit duke lejuar intervenimim e mbrojtjes së United.

Në fund ndeshja përfundoi me rezultat 2-1, me Guardiolan që heshti edhe Mourinhon por edhe Ibrahimovicin.

Pas javës së katërt, City është lider me 12 pikë, teksa United ka 9 pikë në vendin e tretë. /Telegrafi/

image

http://www.dailymotion.com/video/x4stiff_zlatan-ibrahimovic-goal-hd-manchester-united-1-2-manchester-city-10-09-2016-hd_sport

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi shkel fanellën e Barcelonës – nuk e merr mundimin ta largojë nga toka

Leo Messi shkel fanellën e Barcelonës – nuk e merr mundimin ta largojë nga toka

Ligat tjera
Situatë e shëmtuar te Belgjika dhe Thibaut Courtois është në qendër të saj

Situatë e shëmtuar te Belgjika dhe Thibaut Courtois është në qendër të saj

Përfaqësueset
Para ndeshjes me Shqipërinë, Thomas Tuchel e quan një lojtar të Anglisë 'joprofesionist'

Para ndeshjes me Shqipërinë, Thomas Tuchel e quan një lojtar të Anglisë 'joprofesionist'

Kombëtarja e Shqipërisë
Shqetësojnë dy yjet e Kosovës, stërvitën të diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit

Shqetësojnë dy yjet e Kosovës, stërvitën të diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas përjashtimit nga ish-klubi i tij, Ozil është përjashtuar edhe nga dy shtete

Pas përjashtimit nga ish-klubi i tij, Ozil është përjashtuar edhe nga dy shtete

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Barcelonës tregon se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë mes Ibrahimovic dhe Guardiolas

Ish-lojtari i Barcelonës tregon se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë mes Ibrahimovic dhe Guardiolas

La Liga
Kalo në kategori