LAJMI I FUNDIT:

Çitaku: Prekazi, themel i shtetit të Kosovës

Çitaku: Prekazi, themel i shtetit të Kosovës

Homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, kanë bërë sot edhe deputetët dhe anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku theksoi se Prekazi mbetet themel i shtetit të Kosovës

“Nga do që të shkojmë si shqiptar nga këtu nisemi nga Prekazi legjendar, nga themeli i shtetit të pavarur të Kosovës. Nga këtu sot për të shënuar 28 nëntorit, nëntorin e madh festën e shumëfishtë të shqiptarëve dhe në një ditë si kjo është mirë t’ia kujtojmë vetës çmimin e lartë të lirisë, t’u flasim fëmijëve tanë, mos ta marrim të mirëqenë lirinë që e kemi dhe ta duam vendin dhe njëri-tjetrin më shumë”, tha Çitaku.


Çitaku shtoi se në një ditë si kjo patjetër që duhet të kujtojmë që ka shumë familje që kanë dhënë gjithçka e ka ende familje që po paguajnë çmimin e lirisë.

“Respekt për familjet e dëshmorëve për sakrificën e madhe që është bërë, andej e këndej kufirit, sot të festoj në liri e në një ditë si kjo patjetër që duhet të kujtojmë që ka shumë familje që kanë dhënë gjithçka e ka ende familje që po paguajnë çmimin e lirisë”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori