LAJMI I FUNDIT:

Çitaku akuzon Kurtin për përçarje të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut: Ka një mosdurim për liderët politikë të UÇK-së

Çitaku akuzon Kurtin për përçarje të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut: Ka një mosdurim për liderët politikë të UÇK-së

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se po ndërhynë brutalisht në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku e ka thënë se Kurti ka një mosdurim për secilin lider politik të UÇK-së.

“Dy dekada pas, shqiptarët në Maqedoninë Veriore janë faktorë me peshë. Janë më meritorët për mirëmbajtjen e kursit euroatlantik të vendit të tyre. E çka bënë Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës sot? Ndërhynë brutalisht në zgjedhjet atje, duke përcarë shqiptarët. Duke shpifur e manipuluar. Seç e ka një mosdurim Kryeministri Kurti për secilin lider politik të UÇK-së. E turpshme. E mjerë. E rrezikshme”, ka shkruar Çitaku.


Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, ka shtuar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut i kanë dalë hakut Kosovës.

“Na i kanë hapur dyert dhe zemrat në orët tona më të vështira. Pa kushte. Për më tepër djem e vajza erdhën dhe me vetmohim luftuan për lirinë tonë. Disa e dhanë edhe jetën”, është shprehur ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Lajme
Aksioni kundër fajdesë në Prizren - prokuroria thotë se i dëmtuari ka dhënë kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind

Aksioni kundër fajdesë në Prizren - prokuroria thotë se i dëmtuari ka dhënë kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind

Lajme
Kalo në kategori