LAJMI I FUNDIT:

Cineplexx dhe Digitalb sjellin premierën e filmit “The Brave”, një produksion hollivudian shqiptaro-amerikan

Cineplexx dhe Digitalb sjellin premierën e filmit “The Brave”, një produksion hollivudian shqiptaro-amerikan

CINEPLEXX dhe DIGITALB sjellin pranë publikut kosovar premierën e filmit ‘’THE BRAVE’’, një produksion hollivudian shqiptaro-amerikan, me regji të William Kaufman.

DigitAlb prezanton filmin e zhanrit aksion “The Brave” (Të Guximshmit) me regji te William Kaufman bashkëprodhuar nga DigitAlb, 3 Amigos, Mercury films dhe Cukali Films. Filmi sjell një kast të shkëlqyer aktorësh amerikanë, rusë e shqiptarë në një produksion me përmasa hollivudiane.

“The Brave” është një film i frymëzuar nga ngjarjet e Lazaratit. Ai trajton luftën e një oficeri të pakorruptuar të policisë kundër mafisë ndërkombëtare të hashashit që ka pushtuar një fshat shqiptar.



Regjisor: William Kaufman

Producentë Ekzekutivë: Issa Zaroui, Chad Pittman, Mark Crawford

Producent i Asociuar: Koloreto Cukali

Drejtor Fotografie: Mark Rutledge

Skenari: Marco Balsamo

Në Role: Armand Assante, Louis Mandylor, Ravshana Kurkova, Besart Kallaku, Ervin Bejleri, Mensur Safqiu, Gosha Kutsenko, Igor Jijikine, Salsano Rrapi, etj.


Premiera e “The Brave” vjen më datë 13 tetor në Prishtinë në kinemanë Cineplexx, ku do të shfaqet në termine të ndryshme.

Gjatë muajit tetor filmi do të shfaqet edhe në kinematë e Rusisë, Evropës Perëndimore dhe Italisë.

Lajmet për CINEPLEXX
Lexo po ashtu Lajmet për CINEPLEXX

Në konferencën e sotme (e premte) për shtyp në kinemanë Cineplexx, ka folur njëri nga tre producentët amerikanë që ka realizuar këtë film, Mark Crawford, si edhe aktori Mensur Safqiu.

“Është një projekt shumë i madh dhe nuk do të ishte realizuar pa ndihmën e Digitalbit që është distributor zyrtar në Shqipëri dhe Kosovë”.

“Fillimisht doja të bëja një film fiksion, bashkëpunim shqiptaro-amerikan. Në bashkëpunim me Holliwoodin, donim të kishim një bashkëpunim me Mensur Safqiun, Ervin Bejlerin, Besart Kallakun dhe me një aktor me prejardhje nga Gjakova, të cilët nuk kishin mundësi të ishin këtu sot”.

“Është një bashkëpunim shumë i madh dhe diçka pozitive dhe shpresoj të dalë diçka pozitive, sepse përpara kemi parë shqiptarë në role të këqija, por në këtë film na ndihmuan forcat e RENEA-s, policia dhe ata që kanë guxim të qëndrojnë dhe ta çojnë vendin përpara”.

“Jemi krenarë që kemi bërë bashkë diçka me Digitalbin. Filmi nuk është bërë për ndonjë fshat, apo për gjëra të këqija, por fokusi i vërtetë është për ata që janë të guximshëm, policinë”.

“Fokusi është te shqiptarët e RENEA-s që mundohen të bëjnë diçka pozitive për vendin. Titulli i filmit është edhe i kuptueshëm. Filmi ka kushtuar 1.5 milion dollarë”, është shprehur producenti Mark Crawford.

“Unë jam në qytetin tim, në shtëpinë time. Jo vetëm këtu, por kudo ku ka shqiptarë e konsideroj si shtëpinë time. Është një projekt që duhet të respektohet”.

“Jam shumë i kënaqur me kinemanë e qytetit tim dhe më këtë menaxhment. Me të vërtetë është një projekt që duke iu falënderuar Markut dhe dy producentëve tjerë, është një nismë shumë e mirë”.

“Filmi padyshim është në kritere të jashtëzakonshme. Filmi është i punuar në mënyrë shumë profesionale. Kohët e fundit i kam bërë dhe pesë filma në produksione shumë të mëdha”.

“Te ne është ndryshe kur ti si aktor, zanatin e mëson më së miri… edhe shtatë jetë po t’i kesh, prapë këtë mallkim e kisha pas aktor. Kudo në Ballkan nga kemi shkuar jemi shpallur si aktorët më të mirë, si studentë të bodrumeve”.

“Si aktor, si Mensur ka qenë një përvojë shumë e mirë, përveç profesionalizmit të produksionit, ku gjithçka është në vendin e vet. Është një mësim që ne e marrim dhe e sjellim në shtëpitë tona”.

“Në Shqipëri më la përshtypje nga fjala e kolegëve të Markut që po duan ta hapin një studio. Ne kemi xhiruar në Bullgari, është film amerikan për shkak të fondeve është bërë atje se është më lirë. Po të mund të bëheshin ato studio, do të ishte më mirë”, ka thënë aktori i filmit “The Brave”, Mensur Safqiu.


Informacion mbi filmin:

William Kaufman e ka filluar karrierën me një film aksion indipendent, The Prodigy. Ky film u bë një sukses ndërkombëtar dhe më pas Will u kërkua menjëherë nga Sony Pictures për të xhiurar filmin e suksesshëm The Hit List, ku luan fituesi i Oskarit Cuba Gooding Jr. dhe Cole Hauser. Më pas vijon një seri e suksesëshme filmash aksion, si „Saint and Sinners“ ku luajnë dhe dy të nominuar për Oskar, Jurgen Prochnow dhe Tom Berenger. Ky film u shndërrua në një kult të zhanrit, dhe që atëherë Ëilliam ka drejtuar vazhdimisht filma për studiot më të mëdha të Hollivudit.

Issa Zaroui, e nisi karrierën si manaxher sheshxhirimi për videokliope, reklama dhe filmash të mëdhenj si  “Black Haëk Doën” ku punoi me regjisorin Ridley Scott. Në 2006-n ai nisi të prodhonte reklama me buxhet të lartë në SHBA për kompani të mëdha si Intel, American Express, Bmë, Pepsi, Compaq, Budweiser, Chrysler, Sony, Coke, 7-Up, Microsoft, Nike, dheLevi’s. Në të njëjtën kohë, iu përkushtua prodhimit të filmave, ndër ta suksese të mëdha komerciale si “Brigada 2” (2010), “Burning Blue” (2011), “The Final Witness” 2012, “Bare Knuckle” (2014). Ai shquhet për vizionin e tij në përzgjedhjen e temave, bashkëpunëtorëve, në aksesin që ka në industri dhe në respektin që gëzon mes aktorëve, shkrimtarëve e regjisorëve të Hollivudit.

“The BRAVE”:

Një skuadër elitë e policisë shqiptare, Skuadra Shqiponjat, e specializuar për ndërhyrje të shpejtë ngarkohet me detyrën për të ndjekur një kriminel vendas të quajtur Ilir. Katër anëtarët e skuadrës speciale janë Elena Pnishi, Kolo Salihi, Enci Berisha dhe shqiptaro-amerikani Lorik Xhaka. Qëllimi i aksionit është të kapet Iliri në përpjekje për të luftuar prostitucionin dhe drogën që ka pllakosur kryeqytetin shqiptar.  Aksioni komplikohet papritur kur gjatë aksionit, miku më i mirë i Ilirit del që është një polic të infiltruar të Reneas, i quajtur Rei Cana, i painformuar që një repart tjetër i policisë po kryente një aksion aty. Ndërsa Iliri kapet, kopertura e Reit digjet. Skuadra Shqiponjat ka djegur një operacion të fshehtë lidhur po me Ilirin dhe ballafaqimi ndodh në prani të dy shefave të tyre, oficeri Ermal Brahja i Policisë së Shtetit dhe kapiteni Agim Hoxha i RENEA-s. Ermal Brahja nuk ishte i informuar për aksionin për kapjen e Ilirit. Krejt Skuadra Shqiponjat zhvendoset nën drejtimin e Agim Hoxhës tek RENEA. Kapiten Hoxha u shpjegon të rinjve se droga dhe prostitucioni të komanduara nga grupe kriminale ndërkombëtare janë një nga objektivat kryesorë të punës që i pret.

Ndërsa vendi pret të afrohet më pranë hyrjes në BE, ka një urdhër nga lart për të pastruar vendin nga korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe për të restauruar besimin popullor tek forca e ligjit.

Kjo skuadër së bashku me Rein do të përpiqet që për ët realizuar këto objektiva afatgjatë të lokalizojë e të arrestojë individët e skeduar, duke synuar së pari që të shkatërrojë bizneset e tyre të pista. Kapja e Ilirit ishte një hap i parë i rëndësishëm. Objektivi i radhës është Besnik Shehu, njeriu që drejton tërë operacionet e pista në Shqipëri në emër të një bosi ndërkombëtar mafioz të quajtur Frank Pedulla, kapja e të cilit është synimi kryesor i operacionit. Duke operuar nga jashtë, italo-amerikani Pedulla është zemra e krimit dhe trafiqeve që kanë pushtuar Shqipërinë dhe është në dorën e Reit dhe ekipit të tij të zbulojnë veprimtarinë e tij e ta sjellin para drejtësisë.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Magazina

Më shumë
Avantazhi si kapitene e javës - Gresa dërgon në televotim Drenushën dhe Xhenetën, njëra prej tyre largohet sonte

Avantazhi si kapitene e javës - Gresa dërgon në televotim Drenushën dhe Xhenetën, njëra prej tyre largohet sonte

Magazina
Rikthehet historia me Atillën, Drenusha: Nuk kam ardhur të luftoj kundër tij, kurrë nuk do të bëhemi më bashkë

Rikthehet historia me Atillën, Drenusha: Nuk kam ardhur të luftoj kundër tij, kurrë nuk do të bëhemi më bashkë

Magazina
Teuta Selimi ndahet nga burri?

Teuta Selimi ndahet nga burri?

Magazina
Deklarata për Gresën, banori i ri merr një dënim nga Vëllai i Madh

Deklarata për Gresën, banori i ri merr një dënim nga Vëllai i Madh

Magazina
Vullneti thotë se po e qetëson ezani brenda shtëpisë së Big Brother

Vullneti thotë se po e qetëson ezani brenda shtëpisë së Big Brother

Magazina
Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është në rregull, nuk ka pasur tentativë nga personat e tjerë që të më kontaktojnë

Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është në rregull, nuk ka pasur tentativë nga personat e tjerë që të më kontaktojnë

Magazina
Kalo në kategori