Telegrafi

Cindy Crawford zbulon trukun e saj për t’u dukur rinore, teksa shfaqet në fushatën e Khloe Kardashian

Cindy Crawford ka ndarë një nga truket e saj të preferuara për t’u dukur rinore.

Të enjten, supermodelja 58-vjeçare tha për WWD se i pëlqen të veshë xhinse gjatë gjithë kohës, sepse ndihet mirë me to.

Vajza e kopertinës tha se nëse ka ‘prerjen e duhur’ ata mund t’i bëjnë lajka trupit, duke shtuar se asaj i pëlqen të veshë xhinse gjatë ditës ose gjatë natës me taka të larta, shkruan DailyMail.

Kjo vjen pasi ajo është zbuluar si e para nga ikonat e reja amerikane të “Good American” nga kompania e Khloe Kardashian.

Dhe ajo vlerësoi markën për ndihmën e shumë llojeve të ndryshme trupore për të gjetur stilin e duhur të veshjeve xhins për formën e tyre.

Ajo tha për WWD: “Unë vesh xhinse pothuajse çdo ditë dhe më pëlqen sa të gjithanshëm mund të jenë”.

“Ato janë të lehta për t’u veshur me një bluzë, por edhe me taka dhe unë mund të shkoj kudo. Është kënaqësi të eksperimentosh”, tha ajo.

“Të gjesh përshtatjen tënde të përsosur është kaq e rëndësishme. Unë jam gjithmonë e gatshme të eksperimentoj, por në të vërtetë varet nga prerja dhe komoditeti i xhinseve.

“’Good American’ ka arritur të përsosë përshtatjen e xhinseve të tyre për lloje të ndryshme trupore pa pasur nevojë të sakrifikojë stilin apo rehatinë”, shtoi më tutje ajo. /Telegrafi/