LAJMI I FUNDIT:

Cili është ndryshimi midis politikanit dhe analistit?

Të mendosh mbi politiken dhe të shkruash për të është diçka krejt e ndryshme me të berit politikë. Analistët studiojnë sistemin nervor te historisë së politikës dhe me e shumta i tërheqin vëmendjen ndonjërit (ndonjë vendimmarrësi). Kurse politikani limfën nervore e merr ne pëllëmbën e dorës dhe e shtyp. Ose vuajmë të gjithë ose prahemi ne pamundësi dhe qetësi. Analisti vlerëson në dukje objektivisht, më tepër në bazë të interesit (subjektivisht), vendimet apo masat që dalin rrjedhshëm nga përditshmëria.

Për “profesionin” e politikës duhet pasion dhe ambicie. Një punë me tendosje të tillë fizike dhe metafizike dhe kaq konsumuese bëhet e mundur vetëm në sajë të pasionit apo ambicies. Të dalësh mbi monotoninë e thjeshtë drejt një monotonie komplekse e ndërthurur kjo me realizimin e ëndrrës për pak më tepër pushtet duhet të përbëjë adrenalinën për një politikan. Dhe duhet të jetë kjo arsyeja pse shumica e tyre nuk tërhiqet me vullnet nga ky profesion, deri ne varr.


Ky pasion ose kjo ambicie mund të shndërrohet në energji të dobishme vetëm me përgjegjësi dhe përkushtim të sinqertë për popullin. Lidhja pas një kauze apo qëllimi me pasion vetëm për të mirën e sovranit e shpëton politikën nga shterpësia. Pra ekuilibrimi i pasionit apo ambicies për politikë me përgjegjshmërinë e kauzës është guri i vogël i kësaj peshoreje te madhe. Ai politikbërës që ka ditur të rregullojë ekuilibrin ambicie-përgjegjshmëri, do të thotë se e ka zgjidhur nyjën e vështirë.

Por dihet që një politikan përballet çdo orë e minutë me një të papritur, çka e kalitë atë drejt një suksesi vicioz që sjell si përfundim pëlqim të vetvetes dhe largim nga devotshmëria dhe përkushtimi i sinqertë. Prandaj duhet që politikani të ripërtërijë vetveten dhe të rindërtojë ekuilibrin e lartpërmendur nga e para.

Në pamje të parë kjo duket diçka e komplikuar, por me pak largpamësi vërejmë se është elementi me i rëndësishëm për pastrimin nga rrënojat të politikes. Përbën gjithashtu modelin e pastër për brezat e ardhshëm.

Dihet që të thuash dhe të bësh janë dy gjëra krejt të ndryshme, këtu qëndron edhe ndryshimi midis politikanit dhe analistit. Njëri luan në lojë tjetri është komentatori i lojës .

Këtë mendim do e ilustroj me një ndodhi: Njëherë një mekanik makinash shkon për tu vizituar te një mjek kirurg. Pas një kontrolli të shkurtër, i sjellin mekanikut një fature të kripur. Dhe pyet doktorin: “Doktor, në fakt unë dhe ti bëjmë të njëjtën punë. Unë riparoj makinat, ti riparon njerëzit. Megjithëse puna ime më merr më tepër kohë, ti fiton më shumë se unë”. Doktori i përgjigjet me qetësi: “A ke provuar ndonjëherë ta riparosh makinën kur është e ndezur?

Në trend

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Kalo në kategori