Sot në emisionin “21 Gradë“, mysafir ishte këngëtari Albatrit Muqiqi

Albatriti tregoi se këtë verë ka qenë i angazhuar në shumë mbrëmje argëtuese si dhe në dasma. Por që sipas tij dasmat janë përgjegjësi më e madhe se sa koncertet.


Albatriti tregoi se në këngën “I zoti shpisë o tu rritë nera”, merr më së shumti bakshish. Në pyetjen se a do të martohet sivjet Albatriti, ai mohoi një gjë të tillë.

“Jo sivjet jo. Planet mu martuar janë por kur ju tregoj. Njëherë jam i fokusuar në punë si unë si Egzona”, shprehet Muqiqi.

21-grade

Këngëtari poashtu tregoi se shumë shpejt do të sjell bashkëpunim me Erik Lloshin.

“Kënga e re është kryer, xhirimet fillojnë nesër me “MAX PRODUCTION”, është bashkëpunim me Erik Lloshin. Besoj se brenda javës do të publikohet”, tregon ai.

Albatriti gjithashtu tha se ai është mysafir në këngën e këngëtarit nga Shqipëria, Erik Lloshi si dhe paralajmëroi një duet tjetër me një këngëtare, të cilën nuk e zbuloi.

“Më vonë do të jetë edhe një duet tjetër me një këngëtare”, shtoi Muqiqi.

Ndryshe, Albatriti ka qenë kohët e fundit pak pasiv sa i përket projekteve muzikore, pasi nuk ka publikuar videoklip qe një vit që nga kënga “Theje Goten”.