Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka nxjerrë në pah mospajtimet ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Kryetari i AAK-së, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, kishte kritikuar shefin e qeverisë Avdullah Hoti, për mospërfshirjen e ministrit të Drejtësisë, Selim Selimin, nga radhët e AAK-së, në dialogun me Serbinë.
Mospajtime brenda koalicionit qeverisës ka pasur edhe për emërimin e Skender Hysenit në postin e koordinatorit shtetëror për dialogun me Serbinë nga kryeministri Avdullah Hoti.
Së fundmi, edhe ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Meliza Haradinaj-Stublla, që vjen nga AAK-ja pati një qëndrim ndryshe nga ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu nga LDK-ja rreth “patrullimit të sinkronizuar” ndërmjet misionit të KFOR-it dhe Forcave të Armatosura serbe, shkruan Rel.
Përderisa Veliu tha se ishte njoftuar se ky ishte një “patrullim i sinkronizuar”, Haradinaj-Stublla tha se ai ishte “patrullim i përbashkët” ndërmjet forcave serbe dhe KFOR-it, gjë për të cilën, sipas saj, askush nuk mund të japë autorizim.
Këto mospajtime kanë ngjallur reagime të shumta nëse ky koalicion është stabil dhe do të mund të funksionojë edhe më tutje kjo qeveri.
Haziri: Vetëm konfirmimi ndaj Thaçit dhe Veselit mund të ndryshojë situatën politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se vetizolimi i kryeministrit Avdullah Hoti për shkak të infektimit me coronavirus, ka krijuar zbrazëtirë në funksionimin normal të qeverisë.
Mirëpo, sipas tij, vetëm konfirmimi i aktakuzave nga Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, mund të ndryshojë situatën politike në Kosovë.
Haziri, që është edhe kryetar i Komunës së Gjilanit, thotë për Radion Evropa e Lirë se pa pasur një vendim nga gjykatësi për pretendimet e prokurorit, nuk mund të ketë ndryshime në qeveri. Ai gjithashtu nuk sheh ndonjë zhvillim që mund të përfshijë ndonjë parti të tretë në qeveri.
“Edhe partitë që qeverisin edhe ato që janë në opozitë janë duke u ndjerë mirë me statusin e tyre politik që e kanë, përderisa konfirmimi i aktakuzave të pretenduara të prokurorit nga gjykatësi të Dhomave të Specializuara, mund ta ndryshojë gjendjen dhe ta dridh stabilitetin politik në Kosovë edhe ashtu të brishtë”, thotë Haziri.
Reshitaj: Dialogu, i vetmi shqetësim
Deputetja e AAK-së Albena Reshitaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se pikërisht çështja e dialogut është i vetmi shqetësim i ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj.
“Duke pasur parasysh që lideri Haradinaj në periudhën sa ishte kryeministër ka punuar jashtëzakonisht shumë që ky dialog Kosovë-Serbi të mos prolongohet edhe më tutje si një dialog teknik, rezultati i tij të cilit dihet sa ka qenë i suksesshëm. Por, insistimi i tij ka qenë edhe në atë periudhë, edhe me vendosjen e taksës, që ky dialog të marrë qasje politike dhe të ketë një vendim dhe të përfundohet njëherë e përgjithmonë problemi ndërmjet dy shteteve tona”, thotë Reshitaj.
Por, analisti politik Artan Muhaxhiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se Qeveria Hoti ka pasur probleme prej fillimit.
“Qeveria Hoti prej fillimit ka qenë jostabile, për vet mënyrën se si është formuar dhe problemet brenda koalicionit qeverisës. Ky jostabilitet është duke e përcjellë edhe më tej. Në fakt, ekzistojnë shumë arsye për këtë gjendje, pra prej mënyrës se si është formuar, pastaj pandemia COVID-19 dhe shumë telashe tjera, siç është çështja e dialogut”, thotë Muhaxhiri.
Së fundmi, partia më e madhe opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje që ishte në pushtet para se LDK-ja dhe AAK-ja të bëheshin bashkë për të formuar qeverinë, filloi një nismë për ngritjen e një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë së drejtuar nga kryeministri, Avdullah Hoti.
Lëvizja Vetëvendosje i kishte ftuar edhe partitë tjera parlamentare, atë opozitare Partinë Demokratike e Kosovës (PDK), dhe partitë në pushtet, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nismën Socialdemokrate, si dhe Grupin Parlamentar 6 plus, që t’i bashkoheshin kësaj nisme.
Radio Evropa e Lirë ka provuar të hënën të marrë një qëndrim nga kjo parti se çfarë ka ndodhur me këtë nismë, por nga kjo parti nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje.
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, pati deklaruar se kjo iniciativë është joserioze dhe se VV-ja nuk i ka nënshkrimet dhe nuk ka komunikuar paraprakisht me asnjë parti politike.
Ndryshe, më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se më 24 prill ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë. Gjykatësi i procedurës paraprake ka maksimum gjashtë muaj kohë, nga muaji prill, për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzën.
Thaçi më herët ka deklaruar se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet. Ne rast dorëheqjeje, ushtrues i detyrës së presidentit të Republikës së Kosovë bëhet kryetari i Kuvendit, në këtë rast Vjosa Osmani për një periudhë deri gjashtë muaj. Ndryshe, Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, më 20 qershor ka shkarkuar Vjosa Osmanin nga postet udhëheqëse në parti.
Pozita e presidentit, megjithatë, është diçka që dy partnerët e koalicionit nuk janë marrë vesh se kush do të zgjidhet president pas skadimit të mandatit të presidentit Thaçi më 2021. Presidenti i Kosovës zgjidhet me votat e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Për herë të fundit u pa me një djalë, çfarë dihet nga vdekja e të resë në Tiranë

Maqedonia e Veriut dëshiron të importojë mbeturina nga BE-ja, i ofrohet për ta ndihmuar në menaxhimin e tyre

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Pal Lekajt dhe tjerëve i njohur si “53-milionëshi”

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?