Përparimet në mjekësi e kanë bërë punën e mjekëve më të lehtë, por shfaqja e sëmundjeve dhe viruseve të reja ka ngatërruar procesin e diagnostikimit
Cilat janë sëmundjet më të vështira për t’u diagnostikuar?
E përjavshmja amerikane Newsweek ka publikuar një renditje, duke identifikuar disa sëmundje që janë më të vështira për t’u diagnostikuar.
Lyme është një infeksion i shkaktuar nga një bakter, Borrelia burgdorferi, i transmetuar nga rriqrat Ixodes ricinus, një parazit i brejtësve të vegjël, drerëve, qenve dhe herë pas here njerëzve.
Një tjetër sëmundje është skleroza e shumëfishtë mund të ngjajnë me ato të shumë gjendjeve të tjera neurologjike, nga dobësia e muskujve, lodhja dhe problemet e fshikëzës.
Shkaku i sklerozës së shumëfishtë – i cili u përshkrua për herë të parë në mesin e viteve 1800 – është ende i panjohur. Mendohet se faktorët imunologjikë, mjedisorë dhe gjenetikë mund të luajnë një rol në përcaktimin e sëmundjes.
Fibromialgjia. Është një patologji shumë e diskutueshme, si sindroma e lodhjes kronike: disa ekspertë fajësojnë shkaqet biologjike, të tjerë e konsiderojnë atë një çrregullim psikologjik dhe më në fund ka nga ata që besojnë se shkaktohet nga faktorë fizikë dhe psikologjikë së bashku. Me pak fjalë, një nga rastet më komplekse.
Sëmundja hyn në kategorinë e “sindromave klinikisht të pashpjegueshme”: simptomat janë reale, por nuk ka konsensus për shkaqet që i shkaktojnë ato, dhe nuk ka shërim.
Duke mbërritur në një moshë të caktuar, prostata fillon të japë probleme. Në fakt, rreth një në dhjetë burra vuajnë nga prostatiti, një formë e inflamacionit të prostatës. Në shumicën e rasteve, flasim për 90 – 95%, këto janë shkaqe të panjohura që nuk i atribuohen baktereve.
Sifilizi është ndër infeksionet më të rrezikshme seksualisht të transmetueshme
dhe, nëse nuk trajtohet, mund të çojë në dëmtime serioze të zemrës dhe sistemit nervor.
Sot sifilizi mund të identifikohet me disa teste të thjeshta laboratorike dhe mund të trajtohet me penicilinë. Por është thelbësore që të mos kontraktohet sepse dëmtimi i shkaktuar nga bakteri që e shkakton është i përhershëm.
Sëmundjet autoimune shkaktohen nga një “rebelim” i sistemit imunitar që kthehet kundër organeve që supozohet të mbrojë. Ato janë vazhdimisht në rritje dhe tani janë mbi 80. Këtu përfshihen lupus eritematoz sistemik. Nuk ka kurë, nuk kuptohet shkaku (edhe këtu teoritë më të akredituara e gjurmojnë sëmundjen tek retroviruset).
Nuk është një sëmundje e lehtë për t’u diagnostikuar dhe simptomat e para janë shpesh mashtruese: lodhje, dhimbje në pjesë të ndryshme të trupit, deficite njohëse.
SIDA është një problem larg zgjidhjes. Mbi 95% e rasteve të reja janë në vendet në zhvillim dhe HIV, virusi që e shkakton atë, prek mbi 33 milionë njerëz në mbarë botën (të dhënat 2008).
Megjithatë, për një kohë të gjatë, SIDA ishte një mister i vërtetë klinik, derisa u kuptua origjina e saj virale.
Nuk ka shërim, por ilaçet mund të ngadalësojnë sëmundjen që zakonisht çon në vdekjen e pacientëve. Prej vitesh është shpresuar të gjendet një vaksinë për të çrrënjosur përgjithmonë SIDA-n. /ATSH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjoheni të lodhur? Mjeku tregon se si të llogarisni kohën ideale për të shkuar në shtrat

Si duket procesi i fekondimit in vitro? Videoja që është parë nga miliona njerëz shpjegon gjithçka

Çfarë do të ndodhte nëse në vend të kafes do të pinit çaj?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë