Çiklisti i shpëton për “një fije floku” goditjes direkte nga vetura gjatë një gare në Britani

Ky është momenti kur një çiklist i shpëtoi për pak goditjes nga një makinë që po vinte përballë, dhe që i doli jashtë kontrollit shoferit që e ngiste.
George Fox po udhëtonte nëpër Northamptonshire të Britanisë më 6 nëntor kur automjeti u përplas me shpejtësi në një kthesë, humbi kontrollin dhe doli nga rruga - duke e shmangur atë dhe një çiklist tjetër në një aksident të tmerrshëm.
Pamjet e kamerave të vendosura nëpër automjetet që përcillnin çiklistët kanë kapur momentin rrëqethës, transmeton Telegrafi.
Ka mjaftuar vetëm një lëvizje më e vogël e pakontrolluar nga ana e çiklistit, që të goditej direkt dhe që pasojat me gjasë do të ishin fatale për të. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































