Sulmuesi shqiptar, Sokol Cikalleshi është kthyer në protagonist me skuadrën e re, Akhisarspor, duke shënuar në portën e gjigantëve të Besiktasit.

Edhe pse nuk e nisi ndeshjen si startues, Cikalleshit i mjaftoi vetëm një pjesë për të gjetur golin.


Sulmuesi u aktivizua në minutën e 46’ përballë Besiktasit dhe bëri një ndeshje shumë të mirë.

Fillimisht, 28-vjeçari gjeti rrjetën që në momentin kur u fut në lojë, por iu anulua për pozicion të parregullt.

Megjithatë, sulmuesi nuk u dorëzua dhe arriti të gjejë rrjetën sërish.

Kësaj radhe, goli ishte i rregullt dhe u shënuan në minutën e 81-të, që ishte edhe goli i vetëm për skuadrën e Akhisarspor. /Telegrafi/Cikalleshi Gol on Vidnews.

telegrafi sport app