Një çift kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në mënyrën më të pazakontë të mundshme - nën urën e një autostrade.

Megjithatë, Lleyëellyn Jeneker dhe Cecilia Absolom duket se kanë arsye të fortë që janë martuar në një strukturë gjigante të ndërtuar nga betoni dhe armatura, transmeton Telegrafi.


2 44

Ata kishin filluar lidhjen 30 vite më parë dhe, tërë këto vite i kishin kaluar si të pastrehë duke u detyruar t'i kalojnë netët nëpër rrugët e Cape Town të Afrikës.

3 32

Dhe tani falë këshillit të qytetit dhe një burri zemërgjerë, ata kanë arritur ta shijojnë kurorëzimin në vendin ku për herë të parë ishin takuar.

4 30

Në ceremoninë e dasmës së tyre ishin ftuar mbi 100 dasmorë, kurse Jeneker dhe Absolom qëndruan para pastorit Manuel Benans - por ajo çfarë e bënë me unike dasmën e tyre, ishte fakti që në mesin e të ftuarve ishin edhe shumë miq të tyre që gjithashtu janë të pastrehë.

5 26

Si mysafir nderi ishte ftuar i biri i tyre 12-vjeç Dylan, kurse në videon e publikuar më poshtë dyshja zotohen se do t'i qëndrojnë pranë njëri-tjetrit.

6 24

Sipas Ëilfred Fredericks, këshilli i qytetit ndihmoi dyshen të organizojnë martesën. Por, po të mos ishte edhe Jill Jeftha që i dhuroi nuses fustanin e nusërisë, dasma nuk do të mund të ishte organizuar. /Telegrafi/

7 21