Një çift i “çmendur” ka shpenzuar mbi 23 mijë euro (20 mijë funte) për të krijuar “shfaqjen më të çmendur të dritave të Krishtlindjeve në Mbretërinë e Bashkuar” në oborrin e tyre.
Mes faturave në rritje të energjisë, 64 vjeçari Malcolm Molloy, dhe gruaja e tij Wendy, 62 vjeçare, vlerësojnë se kosto e mbajtjes ndezur të shfaqjes së tyre ekstravagante të dritave gjatë gjithë sezonit të festave do të shkojë deri në 1,162 euro (1 mijë funta) – por ata thonë se kjo nuk u pengon fare për shkak se pas saj qëndron një kauzë.
Ata kanë mahnitur fqinjët dhe miqtë e tyre me ndriçimin e tyre të përpunuar festiv për 20 vjetët e fundit dhe kanë nxitur që shumë vizitorë të udhëtojnë për të parë shtëpinë e tyre në Bromsgrove, Worcestershire nga i gjithë vendi, raporton Mirror, transmeton Telegrafi.
Çifti kalon javë të tëra duke zbukuruar pronën e tyre me katër dhoma gjumi me 10,000 drita përpara se të inkurajojë dashamirësit të dhurojnë para për qëllime të mira.
Që nga ndezja e tyre e parë festive në 2002, çifti ka mbledhur më shumë se 116,219 euro (100,000 funte) për Spitalin e Fëmijëve në Birmingham dhe bujtinë e tyre lokale.
Në fillim të këtij viti, kishte frikë se shfaqja e njohur do të zbutej në përgjigje të faturave në ngritje të energjisë ose madje do të anulohej tërësisht.
Por çifti nuk pranoi të trembet dhe madje shtoi mijëra drita të tjera për ta bërë spektaklin e këtij viti më të madh se kurrë. Kopshti i tyre është zbukuruar me drerë “verbues”, mjellma, pinguinë, burrë dëbore dhe, natyrisht, Babadimrin dhe sajën e tij.
Çifti pret që shfaqja e dritës e këtij viti të shtojë 1,162 euro (1000 funte) në faturën e tyre të zakonshme – apo rreth 290 euro (250 funte) më shumë se sa paguan vitin e kaluar. Në përpjekje për të ulur kostot, çifti ka kthyer shumë nga dritat në llamba LED dhe do i fikin dritat ditën e Vitit të Ri në vend që t’i ndezin gjatë gjithë janarit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Përbindëshi i deteve" - ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Balerina thyen një rekord botëror të Guinness

Kjo kafshë u shpëtua pa lëndime pasi përfundoi mes gardhit dhe murit të një shkolle filore në Meksikë

Peshku i kuq 'Megalodon' është gjetur në Pensilvania

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi