Drejtori i CIA-së, Mike Pompeo, tha të martën se programi raketor dhe bërthamor i Koresë së Veriut nuk është i projektuar vetëm për vetëmbrojtje, por edhe për frikësim.
“Mund ta quani shtrëngues”, tha Pompeo në një aktivitet të organizuar në Uashington nga organizata konservatore, Instituti ‘American Enterprise’.
Gjithashtu Pompeo tha se CIA beson se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, do të përdorte armët bërthamore jo vetëm për të ruajtur pushtetin, por edhe si kërcënim për ribashkimin e Gadishullit të ndarë të Koresë nën regjimin e tij autokratik.
Ai shtoi se Pheniani është më pak se një vit larg rrezikimit të amerikanëve dhe tha se lëvizja tjetër e dukshme e vendit do të ishte zhvillimi i aftësive për të hedhur raketa të shumta në të njëjtën kohë.
“Hapi i ardhshëm logjik do të ishte zhvillimi i një arsenali armësh që është i aftë të lëshojë jo vetëm një raketë ose të shërbej si një demonstrim forceje, por aftësia për të hedhur raketa të shumta në të njëjtën kohë”, tha Pompeo.
Drejtori i CIA-së, tha se Presidenti amerikan Donald Trump është i përqendruar në gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike për krizën e Koresë së Veriut, por CIA po punon për t’i dhënë atij një sërë alternativash të tjera.
Koreja e Veriut ka zhvilluar në mënyrë agresive programet e saj të armëve bërthamore dhe balistike në kundërshtim me sanksionet ndërkombëtare. /Zëri Amerikës /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pas shpërthimit të fuqishëm në njërën prej fabrikave më të mëdha të armëve të Putinit, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në rajonin rus

Forcat ukrainase shkatërrojnë kamionë rusë, artileri dhe autoblinda në frontin e Kramatorskut

Jeta përtej Tokës: Mund të jemi në prag të zbulimit më të madh në histori

Suedia, Finlanda – Norvegjia e Lituania planifikojnë blerjen e përbashkët të automjeteve luftarake

Një nga fabrikat më të mëdha të armëve të Putinit është në flakë pas shpërthimit

Ushtria gjermane u afrohet firmave të mëdha për ndihmë logjistike të NATO-s

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Jeta përtej Tokës: Mund të jemi në prag të zbulimit më të madh në histori

Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

‘Shakaja pa kripë’ e Gani Gërmisë, opinionistët e Ferma VIP: E turpshme dhe abuzuese ajo që bënë me Alba Pollozhanin

Thiago Alcantara shpjegon ndryshimet në stilin e Barcelonës nën drejtimin e Hansi Flick

Në Kongresin amerikan paraqitet rezoluta që kërkon ndëshkimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

I riu që jeton në një nga qytetet më të shtrenjta në Indi, tregon sekretin se si me pak para arrin t’ia dalë