Churchilli në karikatura: Satirizimi i një shtetari

Nga: Alexander Larman / The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com
Në vitin 1932, Winston Churchill shkroi esenë Karikaturat dhe karikaturistët, ku deklaroi: “Karikaturistët me të vërtetë kanë një fuqi të madhe. Karikaturat janë ushqimi i rregullt mbi të cilin ushqehen fëmijët e rritur të ditëve të sotme … Me ato ata shpeshherë formojnë mendimet për burrat publikë dhe … shpeshherë votojnë sipas tyre”.
Edhe pse ishte ende tetë vjet larg nga marrja e postit të kryeministrit, politikani dhe shkrimtari e njihte shumë mirë kategorinë e karikaturës. Në të njëjtin ese, ai shkroi: “Si do të donit të karikaturoheni? A do të donit të dini se miliona njerëz ju shohin gjithmonë në situatat më qesharake? A do të donit të dini se miliona njerëz mendojnë për ju në atë mënyrë”?
Lexo po ashtu:
– Arma sekrete e Churchillit në luftën kundër nazistëve!
– Churchilli, BBC-ja dhe beteja për paanshmërinë
– Kur Churchilli e ndihmoi Zogun, në gjyqin për një çift qensh
– Leksioni nga taksisti dhe vendimi i Churchillit për dorëheqje
– Thënie të Churchillit: Perandoritë e së ardhmes janë perandori të mendjes!
Ekspozita e re magjepsëse dhe e këndshme e Muzeut Perandorat të Luftës mbi Churchillin në formë karikature, nuk tenton të përfshihet në kritikat irrituese dhe aktualisht popullore ndaj reputacionit të tij. Përkundrazi, kjo përzgjedhje e realizuar në mënyrë të zgjuar fillon me paraqitjen e vitit 1909 në revistën Punch, të Churchillit 34-vjeçar – atëherë deputet liberal – që mbahet pezull nga kolegët e tij triumfues pasi Dhoma e Lordëve hodhi poshtë “Buxhetin e Popullit”, ndërsa përfundon me një karikaturë të Peter Schrankut nga viti 2003, ku Churchilli, në formë cenotafi, shikon rreptë Tony Blair-in me kapelën stetson dhe pyet me të drejtë: “Pra, nuk është as fillimi i fundit”?
Mes këtyre viteve ka një përzgjedhje të ekuilibruar dhe vazhdimisht befasuese të karikaturave çurçilliane, duke filluar nga përpjekjet përgjithësisht mbështetëse dhe miratuese të karikaturistëve britanikë dhe amerikanë që e portretizojnë Winstonin në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, deri te disa vepra vërtet të egra të propagandës së Boshtit që e përshkruajnë atë si një diktator luftënxitës: një kujtesë e dobishme për atë se përfaqësimet vizuale të një udhëheqësi armik, gjatë luftës, ishin po aq të egra nga pala kundërshtare sa karikaturat e Hitlerit në Britani.

Disa nga imazhet britanike mund t’i duken një spektatori bashkëkohor si të buta dhe servile. Ernest “E. H.” Shepard vlerësohet me të drejtë për ilustrimet e tij të veprës Uini-Pu [Winnie the Pooh], por karikaturat e tij të Churchillit të përfshira këtu, si ajo e nëntorit 1938 që e paraqet atë duke u vizituar nga paraardhësi i tij, Duka i Marlboros, pastaj tjetra pasi u bë kryeministër në vitin 1940, si dhe si Shën Gjergji duke vrarë dragoin më 1941, janë naive dhe disi të turpshme.

Shumë më interesante janë karikaturat nga karikaturisti i Punch-it, Leslie Illingworth, që fillojnë në mënyrë tradicionale me puro dhe gishta ngritur lart, ndërsa përfundojnë me një pamje të zymtë nga shkurti 1954: “Atëherë njeriu del për të punuar dhe punon deri në mbrëmje”, që përshkruan një Churchill të moshuar dhe të trishtuar. Subjekti u ofendua, duke thënë se “ka ligësi në të,” por kjo mund të mos ketë qenë rastësi që ai dha dorëheqjen si kryeministër vitin e ardhshëm, i rraskapitur nga problemet shëndetësore.

Ekspozita është kompakte, por çdo imazh ka historinë e vet. Largohesh i edukuar dhe i frymëzuar, duke kujtuar fjalët e karikaturistit të njohur të Churchillit, David Low: “Churchilli është larg të qenit aktori më i mirë; ai është personaliteti më i spikatur dhe i skicuar në jetën publike britanike”. Kjo u tha në vitin 1926; ishte po aq e vërtetë dekada më vonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSkënderbeu me mbretin e Polonisë dhe Janosh Huniadin

Survejimi i pesë shkrimtarëve të Kosovës, gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitin 1973

Çfarë është njeriu dhe pse ai nuk është kafshë?

KUJTIMI I PARË
Aktorët e sotëm duhet të ndjekin shkollën e Shekspirit

Princi i zi i politikës: 50 thënie të Makiavelit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk