Chrissy Teigen nderohet me çmim për përkushtimin ndaj fëmijëve në nevojë

Chrissy Teigen, tashmë për të gjithë ne është e njohur si bashkëshortja e yllit të "All of Me", John Legend.
Modeles dhe yllit televiziv së fundmi iu nda shpërblim për shfrytëzim të figurës së saj të shquar për ndërgjegjësimin e njerëzve për fëmijët dhe familjet me të ardhura të ulëta.
Në galën Baby2Baby që u mbajt në California, bashkëshorti i Chrissy-t, John Legend, ia dorëzoi shpërblimin “Giving Tree Award”, për përkushtimin e saj ndaj fëmijëve në nevojë.

Në ndërkohë, Baby2Baby është organizatë jo fitimprurëse që përcjell figurat e shquara për të theksuar misionin e organizatës për të ndihmuar ofrimin e gjërave themelore të domosdoshme për fëmijët që jetojnë në varfëri.
Gjatë fjalimit të saj me rastin e pranimit të shpërblimit Chrissy tha se, “asnjë fëmijë nuk duhet të jetë i uritur".
Momenti më i mahnitshëm i mbrëmjes erdhi pas ngjarjes gala, megjithatë. Kur Chrissy dhe John u kthyen në shtëpi, ajo menjëherë vendosi çmimin e saj të ri në një vend nderi - në raftin e trofeve në dhomën e ndenjes së çiftit.
https://twitter.com/chrissyteigen/status/1193415695163256832
Katy Perry, Jessica Alba, Kate Hudson dhe Jennifer Garner janë vetëm disa nga yjet që në mesin e shumë figurave të shquara dhuruan mijëra dollarë për këtë kauzë
Këtë ngjarje të rëndësishme e përmbylli këngëtarja e njohur amerikane, Paula Abdul, e cila performoi disa nga këngët e saj më të suksesshme. /Telegrafi/




























































