LAJMI I FUNDIT:

Chris Brown nënshkruan marrëveshe me RCA Records

Chris Brown nënshkruan marrëveshe me RCA Records

Chris Brown do të vijë ndryshe në vitin 2019. Këngëtari ka bërë të ditur se albumi vijues, “Indigo”, do të lansohet nga një kompani tjetër.

RCA Records është labeli i ri i Chrisit, marrëveshje që jo vetëm zgjat partneritetin e tij me këtë label, por edhe lejon Brown që të jetë artisti më i ri ndonjëherë që ka në pronësi të vet regjistrimet master të tij.

https://www.instagram.com/p/BsGYtr9DmIY/


“Kjo marrëveshja e re e strukturuar nga Broën dhe RCA Records pa dyshim se do të vë standarde të reja jo vetëm për muzikën dhe përmbajtjen e Chris Brown, por edhe të të gjithë artistëve të tjerë”, shkruan në një komunikatë të RCA.

Lajmet për Chris Brown
Lexo po ashtu Lajmet për Chris Brown

Albumi i ri i Brown për RCA ishte në vitin 2012, që debutoi në vendin e parë në Billboard 200 dhe u certifikua me Platinum.

https://www.instagram.com/p/BrzZHf2j9rG/

Që prej asaj kohe ai ka lansuar katër albume të tjera në këtë ‘label’ përfshirë albumin “X” në vitin 2014, “Royalty” dhe “Fan of a Fan” e po ashtu edhe albumin e fundit “Heartbreak on a Full Moon”.

Albumi i tij i nëntë pritet që të lansohet në vazhdim gjatë vitit dhe ka këngë interesante.

https://www.instagram.com/p/BrOkjYujWZx/

Brown ka shitur 30 milionë kopje të albumeve të tij gjatë gjithë karrierës dhe ka kaluar 10 miliardë dëgjime në të gjitha platformat muzikore.

Ai ka më shumë prezenca në Billboard Hot 100 se sa secili këngëtar tjetër që është gjallë, me 160 javë rresht duke qenë prezent në Hot 100. /Telegrafi/