Në fund, serbët do të duhet të pranojnë një nivel të caktuar të sovranitetit dhe Kosova duhet t’u japë autonomi më të madhe serbëve të Kosovës, veçanërisht Asociacionin për komunat me shumicë serbe në Kosovë, citohet të ketë thënë këshilltari special i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.
Ky i fundit, i cili qëndroi në rajon në vitet 1990 si pjesë e ekipit të sekretarit të shtetit, Richard Holbrooke, vizitoi Beogradin dhe Prishtinën për herë të parë këtë javë, tani në cilësinë e këshilltarit special të Departamentit të Shtetit Amerikan.
Në një intervistë për Financial Times, zyrtari amerikan tregoi “hap pas hapi” rrugën për përparim në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.
Hapi i parë do të ishte që Serbia dhe Kosova të normalizojnë marrëdhëniet, edhe pa njohje të plotë reciproke, siç kanë bërë vendet e tjera, tha Chollet, transmeton Telegrafi.
“Të paktën si hap fillestar, është një mënyrë për ta vendosur Kosovën në rrugën euroatlantike në të cilën duam ta shohim atë”, tha ai.
Zyrtari amerikan saktëson se për një gjë të tillë është e nevojshme që të dyja palët të tregojnë gatishmëri për kompromise.
Ndërsa serbët përfundimisht do të duhet të pranojnë njëfarë niveli sovraniteti, Kosova duhet t’u japë qytetarëve të saj serbë autonomi më të madhe, veçanërisht Asociacionin e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Ai tregoi se i ka thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në takimin e fundit se me “urgjencë” duhet themeluar këtë organ.
“Ata e kuptojnë rëndësinë e kësaj”, shtoi Cholet.
Kjo media raporton se Serbia ka kohë që është e varur nga burimet ruse të energjisë, por edhe se ka filluar të diversifikojë burimet e saja energjetike dhe të reduktojë varësinë prej Rusisë.
Chollet thekson se, si rezultat, çështja e Kosovës mbeti “leva e fundit që Moska ka mbi Beogradin – aspekt që Uashingtoni nuk e ka harruar”.
“Arsyeja pse ne duam të arrijmë një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është që t’ia heqim atë levë prej dorës Rusisë”, deklaroi ai.
“Nuk mendoj se duhet ta mbivlerësojmë këtë ndikim. Është e vërtetë, por e pranoj se nuk është kjo arsyeja pse po e bëjmë këtë”, shtoi diplomati.
Pas tensioneve të fundit në veri të Kosovës, Chollet tha se SHBA-të po intensifikon presionin diplomatik tek dyja vendet për të parandaluar “dhunën nga metastaza”.
“Gjëja e fundit që dikush prej nesh dëshiron tani është një krizë në këtë pjesë të botës, duke qenë se kemi krizën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore, jo shumë larg nesh”, nënvizoi Chollet.
Ai po ashtu thotë se SHBA-të nuk e dëshiron diplomacinë e krizës, por Kosova dhe Serbia të fillojnë të lidhin një marrëveshje në bazë të propozimit të Bashkimit Evropian.
“Unë mendoj se ka një rrugë të mesme që mund ta arrijmë, përndryshe nuk do të investonim”, tha diplomati, duke shtuar se beson në arritjen e një marrëveshje, por nuk pranoi të caktojë një kornizë kohore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe