Chievo futet në garë për Gjimshitin

17:"Stanislao Savalli
Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti është bërë ndër më të kërkuarit në Serie A.
Pas huazimit një vjeçar vitin e kaluar në Serie B tek Avellino, Gjimshiti ka treguar të gjithëve cilësitë që ka.
Kësisoj tani ylli nga Tërnoci është rikthyer në klubin që ka kartonin e tij, Atalanta.
Por e ardhmja e tij vështirë se do të jetë tek zi kaltërtit, pasi synojnë ta huazojnë edhe për një stinorë.
Së fundmi në garë për ta marrë huazim një vjeçar mbrojtësin e talentuar është futur edhe Chievo.
Mediat italiane kanë raportuar se kaltër e verdhët kanë interesim të madh për huazimin e Gjimshitit duke i garantuar edhe një vend titullari.
Në garë për të mbeten edhe Benventento e Crotone në Serie A, si dhe disa skuadra nga Serie B. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
18/06/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































