Giorgio Chiellini mund të shembullin e Gianluigi Buffonit dhe mund t’i thotë lamtumirën Italisë.

Mbrojtësi i hekurt i Juventusit, ka thënë në një intervistë për ‘Corriere Della Sera’, se e ka menduar largimin Italia pas Botërorit të Rusisë, por për fat të tij, Italia nuk e ka siguruar pjesëmarrjen.


“Ende nuk po e kuptojmë atë çfarë ndodhi, ndoshta do ta kuptojmë në qershor”.

“Duhet që kjo situatë të kthehet në një pikënisje të rilindjes. Duhen reforma e sidomos unitet”.

GettyImages 874360218 Giorgio Chiellini ka zhvilluar 96 ndeshje me Italinë (Getty Images)

“Mendova të largohesha nga Kombëtarja pas Botërorit të Rusisë, përshëndeta të gjithë shokët e mi të skuadrës në ‘San Siro’, por për të ardhmen time duhet të bëj vlerësimet me më pak emocione e me gjakftohtësi”, ka thënë Chiellini.

Chiellini është pjese e Italisë që nga viti 2004, ndërsa ka zhvilluar 96 ndeshje. /Telegrafi/