LAJMI I FUNDIT:

Chiellini: Me Conten kur përfundon stërvitjen ndihesh i vdekur, Tottenhami ekip i fortë

Chiellini: Me Conten kur përfundon stërvitjen ndihesh i vdekur, Tottenhami ekip i fortë
Antonio Conte duke festuar fitoren ndaj Interit në Giuseppe Meazza (Getty Images)

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, e quan Antonio Conten një “rreshter policor”, duke thënë se pas stërvitjeve me atë si trajner je i vdekur.

Qendërmbrojtësi ka punuar me trajnerin e Chelseat te Juventusi dhe Përfaqësuesja e Italisë, ka fituar tre Scudetto rresht dhe arriti në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Antonio Conte dhe Giorgio Chiellini (Getty Images)

“Me Conten nuk është vetëm një ndeshje”, ka thënë Chiellini për Daily Mail.


“Është çdo ditë, në çdo seancë stërvitore. Ai është rreshter policor, ju ndjeni diçka speciale në atmosferën e tij”.

“Kur e përfundoni stërvitjen, je i vdekur. Jo i lodhur, por ndihesh i vdekur. Ju mund ta bëni atë pasi besoni në atë që bën ai. 40 ditë në Francë për ne ishte si të hynim në një botë tjetër”.

“Jeni 100 per qind me atë. Ai krijon një atmosferë që të gjithë i japin energji njëri-tjetrit. Ai është një nga më të mirët”.

Tetë qepje në kokë, por luftëtari Chiellini nuk dorëzohet –E mbyll takimin me fitore (Foto)
Lexo po ashtu Tetë qepje në kokë, por luftëtari Chiellini nuk dorëzohet –E mbyll takimin me fitore (Foto)

Chiellini foli edhe për ndeshjen ndaj Tottenham Hotspur.

“Ekip i fortë. Më pëlqejnë dyshja belge në mbrojtje, Vertonghen dhe Alderweireld. Harry Kane është një lojtar fantastik, ai ka luajtur ndaj nesh tri vite më parë dhe është përmirësuar shumë që nga atëherë. Ai tani shënon më shumë se Messi në një vit kalendarik, dhe kjo është më ndryshe sa të shënon më shumë se Chiellini!”

“Një transferim në Ligën Premier? Për një italian, ju largoheni nga Juventusi vetëm nëse Juventusi iu shet. Është e thjesht”, ka thënë veterani italian për fund. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=YWoA0Nyvioo

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori