Chevrolet Corvette C8 me 495 kuaj fuqi, është prezantuar pas një kohe shumë të gjatë

Momenti që të gjithë e kemi pritur për një kohë shumë të gjatë, më në fund ka arritur
Për vite me radhë,ka pasur lajme të ndryshme lidhur me këtë super-makinë, është parë shumë shpesh derisa po testohej, si dhe disa javë pritje pas njoftimit të datës për prezantim, transmeton Telegrafi.
Gjenerata e tetë e Corvette, që pritet ta vë Chevrolet në hartën e super-makinave ekzotike, është prezantuar pas një kohe shumë të gjatë në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.
Ashtu siç edhe pritej, kjo makinë që për herë të parë e ka motorin në mes, dallon prej modeleve të deritanishme. Stilin e ka shumë më ekzotik se paraardhëset, derisa ka disa ngjashmëri me Vette dhe Camaro.
Motori me 6.2 litra V8 prodhon 495 kuaj fuqi, që është 40 kuaj fuqi më shumë se modeli C7, duke i mundësuar që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta zë për tre sekonda. Brendia është si një kabinë e ndarë, me sistemin e informimit dhe një ekran të kthyer nga shoferi, të cilin vështirë se mund ta sheh pasagjeri.
Duket si një makinë për dikë që është i fokusuara për xhiro të shpejta dhe pista, mirëpo mund të përdoret edhe në përditshmëri, sepse është shumë praktik, me dy hapësira për bagazhe.
Në bagazhin e përparmë mund të vendosen gjërat që blihen në baza ditore, derisa pjesë e pasme është më e gjërë dhe mund të futen valixhet dhe shkopinjtë e golfit.
Lansimi i Chevrolet Corvette C8 do të bëhet vitin që vjen, vetëm pakë kohë pasi të ketë hyrë në prodhim, derisa do të shitet duke filluar nga 54 mijë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shihni se si Tesla reklamon sigurinë e Cybertruck

Si ‘lindi’ logoja e BMW dhe çfarë përfaqëson në të vërtetë?

Modeli i ri Y i Tesla tani në shitje - zbulohen çmimi dhe specifika të tjera

Audi e pranon, cilësia e enterierit të veturave ka qenë më e mirë në të kaluarën

Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Mercedes zbulon ndryshimet që do t'i ketë gjenerata e ardhshme CLE 63

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania