Anëtarja e grupit “Girls Aloud”, e cila aktualisht është pjesëtare e jurisë në shoun për talentë “X Factor” i ka thënë revistës “Hello!” se ajo nuk shqetësohet se çka mendojnë meshkujt për të, porse e vlerëson më shumë mendimin e femrave.

“Për mua nuk ka kompliment më të madh në botë, sesa kur një femër tjetër më thotë: ‘O Zot, sa bukur që dukesh!’ Për mua ky është një kompliment shumë më i madh sesa kur një mashkull thotë: ‘Ajo duket shumë seksi’”, ka thënë 25-vjeçarja.