LAJMI I FUNDIT:

Cher flet për romancën me të dashurin 40 vjet më të ri, Alexander Edwards: Nuk është kurrë vonë të gjeni dashurinë

Cher flet për romancën me të dashurin 40 vjet më të ri, Alexander Edwards: Nuk është kurrë vonë të gjeni dashurinë

Cher ende beson në dashuri – dhe po e shijon atë.

Që kur legjenda e muzikës dhe i dashuri i saj, producenti muzikor Alexander “AE” Edwards , dolën publikisht me lidhjen e tyre vitin e kaluar, romanca e tyre ka marr vëmendje të madhe.

Por ajo thotë se “nuk është e befasuar”.


“Alexander ka dhëmbë diamanti, tatuazhe, flokë të bardha dhe ai është shumë më i ri. Ai është një burrë i bukur”, thotë Cher, 77 vjeç, për të dashurin e saj, 37 vjeç.

Foto: Shutterstock

Dyshja u takuan “për rreth 15 minuta” një vit më parë në një event të Javës së Modës në Paris, kujton ajo dhe një mik i përbashkët i dha numrin e saj, shkruan People.

“Ishte vërtet tronditëse, sepse njerëzit thjesht nuk e japin numrin tim”, thotë Cher, e cila do të publikojë albumin e saj “Christmas më 20 tetor.

“Unë u kisha thënë të gjithë miqve të mi, ‘e jam shumë të vjetër për të dalë me burra më të rinj dhe nuk do të dashurohem kurrë me mesazhe’. Kështu që bëra atë që thashë që nuk do ta bëja kurrë”, u shpreh ylli.

Por Cher theu rregullat e saj për të “sepse ai është thjesht kaq i veçantë”, thotë ajo.

“Unë e urrej kur njerëzit thonë se njerëzit janë të veçantë, por shumë njerëz thonë se unë jam e veçantë, kështu që mund të them se ai është i veçantë”, shton ajo.

“Pavarësisht se çfarë ndodh, më pëlqen të jem me të. Ai më bën të qesh, dhe ne argëtohemi. Ajo që mësova është se nuk është kurrë vonë. Ne kemi qenë së bashku për një vit, edhe nëse do të zgjaste vetëm për një vit, do t’ia vlejti. Kam kaluar më së miri”, u shpreh tutje Cher.

Foto: Getty

Në të vërtetë, pavarësisht reagime në internetit për çiftin – dhe ndryshimin e tyre në moshë – Cher po zgjedh lumturinë

“Nëse ke lumturi, nuk mund të mendosh se sa do të zgjasë ajo. Duhet të jetoni në këtë moment”, shton ajo.

Të gjitha lajmet nga Cher
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Cher

Dhe çifti nuk janë vetëm partnerë romantikë – ata janë edhe bashkëpunëtorë. Edwards prodhoi këngën e saj të re “Drop Top Sleigh Ride”, e cila do të shfaqet në albumin e ri së bashku me këngën kryesore “DJ Play a Christmas Song”.

“Ai është një producent i madh”, thotë Cher për Edwards.

“E lashë të bënte “Drop Top Sleigh”. Është një gjë e vështirë për ta bërë kur je i dashuruar me dikë dhe më pas thua, ‘OK, ja, merre këtë disk dhe bëj çfarë të duash me të’. Por unë kisha besim dhe isha shumë i emocionuar”, përfundoi Cher. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Magazina
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Përfundon edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova me Drilonin fitues

Përfundon edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova me Drilonin fitues

Angelina Jolie shihet për herë të parë pas mospërfilljes që ia bënë

Angelina Jolie shihet për herë të parë pas mospërfilljes që ia bënë "Oscars", ajo thuhet se është shumë e dëshpëruar që nuk u nominua

Magazina

"Kam një kontratë për të respektuar, unë Gertën e mbështes çdo ditë deri në fund të jetës", Olta Gixhari shpjegon heshtjen për motrën e saj

Magazina
Momenti kur Vullneti surprizon familjen dhe uron ditëlindjen e babait të tij në Negroc

Momenti kur Vullneti surprizon familjen dhe uron ditëlindjen e babait të tij në Negroc

Magazina
Kalo në kategori