Chelsea ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 15 të Ligës Premier.

Londinezët triumfuan para shikuesve të vetë në stadiumin Stamford Bridge kundër Newcatle Unitedit me rezultat 3-1, ku shkëlqeu me dy gola mesfushori Eden Hazard.


Tre golat e parë u shënuan në pjesën e parë dhe u krijua përshtypja se do të ketë shumë gola, por që në 45 minutshin e dytë u shënua vetëm një i tillë.

ne

Në fakt, londinezët pësuan të parët gol në të 12 minutë përmes Dwight Gaylet, i cili shfrytëzoi një huti të mbrojtjes së vendasve.

Por, të besuarit e trajnerit Antonio Conte reaguan shpejtë dhe për njëzet minuta rikthyen rezultatin.

Fillimisht e barazoi rezultatin në të 21 minutë Eden Hazard për t’i lënë vend dhjetë minuta më vonë Alvaro Moratas, i cili realizoi gol me kokë.

eden 2

Në pjesën e dytë The Blues vazhduan me sulme të njëpasnjëshme dhe me këtë rast shënuan edhe një gol.

Ishte Eden Hazard që shënoi në të 74 minutë nga pika e bardhë, ku paraprakisht në golashënuesin kishte bërë një ndërhyrje të palejuar Karl Darlow.

Deri në fund të takimit më nuk pati gola dhe kështu, takimi përfundoi në dobi të kampionit me rezultat 3-1.

Pas kësaj, Chelsea mbetet në vendin e tretë të renditjes tabelore me 32 pikë ndërsa Newcastle mbetet në pozitën e 12 me 15 pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app