LAJMI I FUNDIT:

Chelsea i ofron kontratë prej 17 milionë euro në sezon Hazardit që ta largojë interesimin e Real Madridit

Chelsea i ofron kontratë prej 17 milionë euro në sezon Hazardit që ta largojë interesimin e Real Madridit
during The Emirates FA Cup Fourth Round match between Chelsea and Newcastle on January 28, 2018 in London, United Kingdom.

Chelsea janë duke e përgatitur një kontratë të re për Eden Hazardin, për ta larguar nga interesimi për Real Madrid.

Belgu është nën radarin e Los Blancos që një kohë të gjatë dhe pritet një ofertë gjatë verës.

Hazard ka kontratë me klubin deri në vitin 2020 dhe nga kjo nuk ka frikë që ai të largohet si transferimin i lirë.


Eden Hazard (Getty Images)

Por për të qenë të sigurt, londinezët janë duke e përgatitur një ofertë të re për rinovim të kontratës.

Sipas Daily Mail, për të pritet një pagë prej 340 mijë euro në javë, diku rreth 17 milionë euro në sezon.

Hazard mes Chelseat dhe Realit

Kjo pagë mund ta stopojë lojtarin të largohet nga Stamford Bridge.

Spanjollët nuk do të dorëzohen për Hazard dhe verës do ta kërkojnë nënshkrimin e tij. /Telegrafi/