Në një përpjekje për të përforcuar skuadrën e tyre për sezonin e ardhshëm, Chelsea ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e Rafael Leao, pasi po synohet transferimi i tij nga Milani. 

Burime pranë klubit anglez kanë bërë me dije se bordi i Chelseat ka shfaqur interesim serioz për sulmuesin portugez, pasi e shohin atë si një pjesë të rëndësishme për ta përforcuar fazën ofanzive. 


25-vjeçare ka shkëlqyer në Serie A që prej se iu bashkua Milanit në vitin 2019 nga Lille. 

Shpejtësia e tij, aftësitë teknike, finalizimi i aksioneve, e kanë bërë njërin ndër lojtarët më të kërkuar në futbollin evropian. 

Leao 2

Me një klauzolë të lartë lirimi, çdo negociatë për Leaon pritet të përfshijë një shifër afër 100 milionë eurosh, të cilën Chelsea është e gatshme ta paguajë. 

Për Leaon, një kalim i mundshëm në Ligën Premier do të ishte një mision i ri në karrierën e tij premtuese. 

Sipas mediumit spanjoll Fichajes, e ardhmja e Leaos pritet që të zgjidhet gjatë javëve në vazhdim dhe Chelsea tani është favoriti kryesor për të siguruar shërbimet e tij.

Këtë sezon 25-vjeçari ka zhvilluar 24 ndeshje në kampionatin italian ku ka arritur të realizojë gjashtë gola dhe të asistojë në pesë të tjerë./Telegrafi/

telegrafi sport app